Gurabija të mbushura me krem kokosi
Gurabija të mbushura me krem kokosi

Gurabija të mbushura me krem kokosi

Kuzhint.com

Përbërësit: 200 gr. gjalpë, 1 gotë e gjysmë e ujit sheqer pluhur, 1 gotë e çajit vaj, 1 vezë vetëm e kuqja, 3 lugë të supës kakao , 1 pecivë (pluhur për pjekurina), Miell deri sa bëhet një brumë i butë. Për fillin: 200 gr. kokos, 1 vezë vetëm e bardha, 2 lugë të supës sheqer pluhur. Përgatitja: Në një enë të thellë i bëjmë bashkë të gjithë përbërësit (gjalpin, sheqerin, vajin, të kuqen e vezës, kakaon, pe civën dhe miellin) formojmë një brumë të butë. Në një enë tjetër, vezën e bardhë, kokosin dhe sheqerin i përziejmë mirë.

Pastaj, ndajmë brumin në toptha të vegjël, i hapim pak me dorë, ua hedhim nga një lugë nga filli, i mbështjellim dhe i rendisim në tepsi.

I pjekim në temperaturë 200 gradë celsius. Furra duhet me qenë e parangrohur.

Zbukurimin e bëjmë sipas dëshirës Ju bëfshin mirë!


Fjalet kyqe : embelsira  gurabija  mbushura  krem  kokosi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir me nurtela
Gurabia me molle
Torte me rende nga Lulja La