Gurabija me portokallë
Gurabija me portokallë

Gurabija me portokallë

Kuzhint.com

Përbërsit:

3 vezë ku një të verdhen e ndajm për lyerje,

1 gota të qajit kos,

1 gota të qajit margarinë të shkrir,

2 gota të qajit sheqer,

Gjysem gote të qajit vaj,

Gjysem gote të qajit lëngu i 1 portokalli,

1 pako sheqer vanille,

1 lugë e mesme pluhur fryres për ëmbelsira,

1 lugë e qajit sod buke,

9-10 gota të qajit me miellë.

Përgatitja:

Ne fillim marrim një enë të thell dhe aty i qesim dy vezë te plota dhe një të bardhë, pastaj i qesim një e nga një të gjithë përbërsit përveç miellit.

I perziejm mirë me tel kuzhine deri sa te bashkohen mirë pastaj shtojm miellin dhe fillojm e perziejm me një lugë derisa ta fitojm një brum jo shumë të fort.

Nga brumi i fituar formojm gurabija si ne foto dhe i renditim ne një tepsi të shkruar me leter kuzhine i lyejm siper me të verdhen e vezes ku me par e kemi tretur me një lugë qumesht si dhe i hedhim çdo gurabija sheqer pasi ti lyejm me vezë.

Une një pjes të brumit e kam perzier me arra të bluara dhe siper i kam hedhur edhe arra.

Ju befshin mirë nese i gatuani.


Fjalet kyqe : brumera  gurabija  portokalle  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Paqe me mishe pule
Mask kunder akneve ne kushte shtepie
Torte zemer