
Gurabija (biskota) të mbushura me kumbulla
Kuzhint.comPërbërsit:
Për brumin:
- 1 ve,
- 125 gr. margarin,
- 1 gotë e gjysëm e çajit sheqer pluhur,
- 1 pecivë (pluhur për pjekurina),
- 1 sheqer vanilje,
- Miell deri sa bëhet një brum shumë i butë.
Për mbushje:
- Kumbulla (të grira në rende),
- 5 lugë të supës sheqer,
- 1 lugë të çajit kanellë.
Për lyerje sipër:
- 1 e kuqe e vesë.
Përgaditja:
Së pari përgatitim fillin: në tenxhere qesim kumbullat me sheqer dhe i qesim në zjarr që të kavërdisen përziejm vazhdimish kur kumbullat të marin një ngjyrë qesim kanellën.
Përziejm edhe për 1-2 minuta dhe e largojm nga zjarri.
Tani pregadisim brumin me të gjithë përbërsit.
Brumin e hapim në një petë të madhe dhe e prejm forma sipas dëshirës (ose si në foto).
Nëse forma është rumbullake at'her mbi petën e parë rumbullake e qesim pak nga filli mekumbulla dhe sipër qesim petën tjetër, ansoret e petës i ndrydhim pak me piru dhe sipër ja bëjm 2 vrima.
Me të gjithë veprojm kështu dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe para se ti fusim që të piqen i lyejm me të kuqen e vesë.
Pjekim në temperaturë 180 gradë .
Ju bëftë mirë.
Fjalet kyqe : brumera gurabija mbushura kumbulla
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Qervishe me miell misri

Kroesan shtepie
