Gështenjat, super të shëndetshme
Gështenjat, super të shëndetshme

Gështenjat, super të shëndetshme

Kuzhint.com

Efekti rigjallërues i gështenjave vjen nga amidoni që përmbajnë, i cili metabolizohet ngadalë.

Me shumë vlerë për sistemin nervor është përmbajtja e pasur me vitaminë B3.

E shkëlqyer dhe dobishme për organizmin përmbajtja e pasur me potas.

Eshtë mirë të konsumohen në mëngjes.

Gështenjat janë një burim i mirë proteinash, sepse përmbajnë amino acide të domosdoshme që nuk i kompozon dot vetë trupi dhe 45% karbohidrate, kryesisht në formë niseshteje.

Ato përmbajnë vitamina B1,

B2, të nevojshme për konvertimin e ushqimeve në energji dhe për funksionimin e mirë të sistemit nervor, vitaminën C që përforcon sistemin imunitar, si dhe acidin folik që është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Kalciumi që ato përmbajnë forcon eshtrat/kockat, ndërsa magnezi dhe fosfori janë thelbësorë për flokë të shëndetshëm dhe shikim të mirë.

Gjithashtu, gështenjat janë ideale për fëmijët në rritje, për ata që janë në fazë shërimi nga sëmundje të ndryshme si diarreja e rëndë, si edhe për atletët.

Gështenjat mbrojnë zemrën dhe ndihmojnë në funksionin e mirë të zorrës së trashë, membrana e tyre ka veti antipiretike, ndërsa gjethet e bimës përdoren për lehtësim nga kolla.


Fjalet kyqe : keshilla  geshtenjat  super  shendetshme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Speca lule ose somborka turshi
Si ti pastrojm gjygymat me keqapë!
Pogaqe   me form te bukur