Furçat e dhëmbëve në banja të përbashkëta përmbajnë f
Furçat e dhëmbëve në banja të përbashkëta përmbajnë f

Furçat e dhëmbëve në banja të përbashkëta përmbajnë f

Kuzhint.com

Sipas një studimi të ri, ka rreth 60 për qind gjasa që furça juaj e dhëmbëve të mbulohet me jashtëqitje, pavarësisht se sa mirë e pastroni.

Dhe kjo nuk është e tëra.

Nëse keni banjë të përbashkët, rreth 80 për qind e atyre fekaleve i përkasin ndonjë personi tjetër.

Hulumtimi ka kërkuar për shpërndarjen e një diçkaje të njohur si koliformë fekale në banjat e përbashkëta në Universitetin Quinnipiac në Connecticut, raporton “DailyMail”.

Koliformat fekale janë baktere në formë shkopi që gjenden në fekalet e njerëzve dhe mund të shpërndahen në furça dhëmbësh përmes ajrit përmes lëshimit të ujit në tualet.

“Brenga kryesore nuk është prezenca e majeres suaj fekale në furçën tuaj të dhëmbëve.

Më e keqja është kur një furçë dhëmbësh është e kontaminuar me materien fekale nga dikush tjetër, e cila përmban baktere, viruse apo parazite që nuk janë pjesë e florës suaj normale”, ka thënë Lauren Aber, studente e përfshirë në studimin në Universitetin Quinnipiac, transmeton Koha. net.

Ajo thotë se këto baktere mund të çojnë në diarre, puçrra në lëkurë si dhe infeksione në vesh, në mesin e të tjerave.

Nga të gjitha furçat e mbledhura, në së paku 60 për qind prej tyre, pavarësisht mënyrës së konservimit, kanë qenë të kontaminuara me fekale.

Autori: GazetaExpress


Fjalet kyqe : keshilla  furqat  dhembeve  banja  perbashketa  permbajne  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pop kek
Torte me krem vishnje
Tost me buk bajate