Ftohja dhe gripi shërohen me lëngje
Ftohja dhe gripi shërohen me lëngje

Ftohja dhe gripi shërohen me lëngje

Kuzhint.com

Konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë periudhës sa jeni të ftohur është hap shumë i rëndësishëm për të mposhtur sëmundjen.

Mjekët thonë se të qenit i hidratuar veçanërisht kur jeni sëmurë është një veprim i rëndësishëm për t’u kthyer në gjendje të shëndetshme.

Konsumimi i lëngjeve ndihmon edhe në rikuperimin nga sëmundjet sezonale të dimrit si te ftohja ose dhimbja apo pezmatimi fytit.

Lëngjet ndihmojnë membranat e mukozave tuaja të fytit dhe hundës të jenë më të lagështa dhe të jenë në gjendje më të mirë për të luftuar bakteret si dhe agjentët tjerë irritues siç janë alergjenët.

Po ashtu ato e ndihmojnë organizmin tuaj që të prodhojë qelizat mbrojtëse të cilat luftojnë bakteret dhe viruset të cilat i shkaktojnë sëmundjet infektive.

Çfarë të konsumoni?

Kjo varet nga shija dhe dëshira juaj.

Por mjekët thonë të provoni diçka lehtësisht të ëmbël siç janë lëngjet e pemëve ose diçka të kripur, siç është supa e pulës.


Fjalet kyqe : keshilla  ftohja  gripi  pini  shume  lengje  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gurabija me portokallë
AKULLORE ME MANAFERRA
Kube te bardha