Fole patatesh me kerpudha
Fole patatesh me kerpudha

Fole patatesh me kerpudha

Kuzhint.com

Perberesit 4 patate mesatare 500gr kerpudha te tipit Porcini te ngrira 2 te verdha vezesh 2 luge majdanoz i grire holle 2 thelpinje hudhra te grira holle pak qumesht 1 luge gjalp 2 luge djath kackavall te grire vaj ulliri Ne nje tigan te thelle kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat, shtojme kerpudhat, i vendosim kapakun dhe ulim zjarrin duke i lene kerpudhat te gatuhen per rreth 40 minuta.

Shtojme uje here pas here nese e shohim te nevojshme.

Kur kerpudhat te jene zbutur plotesisht, i shtojme majdanoz te grire dhe i leme menjane. Ziejme patatet ne uje te bollshem me kripe per 30-40 minuta duke bere proven e pirunit per te pare nese jane gatuar edhe brenda apo jo. Kur patatet te jene ziere, i qerojme, i shtypim me shtypesen e patateve derisa ti reduktojme ne pure' dhe shtojme pak qumesht, kripe, djath kackavall te grire, te verdhat e vezeve dhe gjalp duke i perziere shume mire. E fusim kete pure' te perftuar patatesh ne nje xhep pasticerie dhe formojme nje fole' duke lene nje grope ne mes te cilen me pas do ta mbushim me kerpudhat.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per rreth 30 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. I nxjerrim nga furra, shtojme 1 luge te vogel kerpudha ne hapesiren bosh dhe i sherbejme te ngrohta.


Fjalet kyqe : receta  huaja  fole  patatesh  kerpudha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Petulla te shishme
Brokoli ne tave me domate dhe veze
Revani me spinaqë