Flia
Flia

Flia

Kuzhint.com

Per 4-5 persona nevojiten:

  • Per brumin duhet:
  • 1 kg miell,
  • 3-4 gota uje,
  • kripe,
  • Per masen duhet:
  • 200 gr gjalpe,
  • 2 filxhana caji ajke,
  • 3 luge vaj.

Gatimi:

Ne nje ene hidhet miell, kripe, uje i ftohte dhe perzihen ne nje brume te holle si per petulla.

Ne nje ene tjeter shkrihet gjalpe, ajke, vaj dhe qumesht, perzihet masa e krijuar derisa te gjithe permbajtesit te jene skrire ne nje mase te vetme,

Lyhet tepsia me yndyre dhe me nje luge merret brumi i holle dhe hidhet nga cepi i tepsise deri afer mesit dhe krijohen rradhe te cilat mbulojne gjithe tepsine.

Mesi i cili eshte bosh mbushet me rradhe paralele. (shih skicen) Gjithe siperfaqja lyhet me masen e pergatitur dhe futet ne furren e ngrohur.

Kjo piqet per 3-5 minuta.

Nxirret nga furra per te vazhduar me rendin tjeter.

Brumi i holle tashme hidhet ne te njejten menyre por midis dy rradheve derisa te jete mbuluar e gjithe tepsia.

Perseri lyhet me masen dhe piqet per 3-5 minuta.

Kjo procedure vazhdon derisa te mbushet tepsia.

Flia lihet te ftohet per 10 minuta dhe serviret me kos, djathe ose mjalte.

Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Foto Pranvera Kameri


Fjalet kyqe : tradicionale  flia  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle alla turke
Keku i shijshëm me fruta të thata
Njoki ne salce djeges me burznica dhe domate