Fileto viçi me tre salca
Fileto viçi me tre salca

Fileto viçi me tre salca

Kuzhint.com

Përbërësit: 800-1000 g fileto viçi, 1 qepë, 1 karotë, 1 degë selino, pak kripë.

Për përgatitjen e salcave: 9 lugë gjelle majonezë, 1 lugë gjelle salcë pesto, 1 thelb hudhër,

Pak djathë kerri.

Përgatitja: Vendosim në vatër një tenxhere me 2 litra ujë të ftohtë ku do të hedhim brenda 1 lugë të vogël kripë, karotën, qepën dhe degën e selinos.

Sapo uji të ketë marrë valë, shtojmë mishin e viçit dhe e ziejmë për rreth dy orë në zjarr mesatar duke e lënë të ftohet.

E ndajmë majonezën në 3 enë të vogla dhe hedhim nga 3 lugë te secila.

Pas kësaj në njërën shtojmë hudhrën e grirë hollë, në tjetrën pak djathë kerri dhe në të fundit salcën pesto.

I përziejmë mirë.

Kur mishi i viçit të jetë ftohur, e presim në feta të holla me ndihmën e një thike, vendosim bukur 2-3 feta në një pjatë të cekët dhe e shërbejmë me 3 salca.


Fjalet kyqe : receta  huaja  fileto  viqi  salca  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Dieta me patate dhe jogurt
Petulla me maja
Humbni peshë brenda natës me këtë ilaç magjik