Fileto pule  e mbushur
Fileto pule e mbushur

Fileto pule e mbushur

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

6 fileto pule të përgjysmuara, 6 feta djathi zviceran- djathi me feta, 6 feta proshutë, 3 lugë gjelle miell, 1 lugë caji piper të kuq, 6 lugë gjelle gjalp, ½ filxhan caji verë të bardhë, 1 lugë caji erëza, 1 lugë gjelle miell misri, 1 filxhan caji qumësht që rrihe

Pregaditja e recetës :

Rrihini filetot nëse janë shumë të trasha.

Vendosni një fetë djathi dhe një fetë proshutë në secilën fileto.

Mblidhini filetot dhe sigurojini me shkopinj dhëmbësh.

Përzjeni miellin me piperin e kuq, në një tas të vogël dhe lyejini filetot.

Ngrohni gjalpin në një tigan të madh në zjarr të mesëm, dhe gatuani filetot derisa të marrin ngjyrë kafe në të gjitha anët.

Shtoni verën dhe erëzat.

Uleni zjarrin, mbulojini dhe lëreni në zjarr të ulët për 30 minuta, derisa pula të mos jetë më rozë dhe lëngu të dalë i pastër.

Hiqni shkopinjtë e dhëmbëve nga filetot, dhe transferojini ato në një pjatë.

Përzjeni miellin e misrit me qumështin në një tas të vogël, dhe përzjejini ngadalë në një tigan në zjarr, derisa të trashet dhe hidheni mbi pulë.

Shërbejeni të ngrohtë.


Fjalet kyqe : gjellera  fileto  pule  mbushur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Hallv  e pergaditur nga ; tegatuajm.com
Kifle dy ngjyrshe
Rizoto me gjoksë pule dhe sos me erza te ndryshme nga; tegatuajm.com