Fileto mishi me rrepe te kuqe
Fileto mishi me rrepe te kuqe

Fileto mishi me rrepe te kuqe

Kuzhint.com

Perberesit:

600 gr Fileto mishe lope,

50 gr Kastraveca te vegjel turshi,

1 Qepe, 200 gr Kerpudha,

1 Rrep e kuqe e vogel e zier

Nje luge qaji piper i zi,

Kripe, 2 Luge gjelle vaj ulliri,

2 Luge gjelle gjalp,

400 ml Leng supe me shije mishi,

Gjysem luge qaji niseshte,

2 Luge gjelle ajke,

Majdanoz i fresket

Pergaditja:

Fileton e presim ne katrora 2 cm.

Kastravecat i pergjysmojme dhe i presim ne shirita te holle.

Qepes ia heqim levoren dhe e presim imet.

Kerpudhat sipas madhesise i pergjysmojme ose i presim ne kater pjese.

Rrepen e presim ne shirita te holle.

Fileton e prere e kriposim dhe i hedhim s`pari gjysmen e tyre ne tigan me nje luge gjelle vaj

per ti pjekur nga 1 minute dhe i largojme nga tigani pastaj gjysmen tjeter duke

ia hedhur ne tigan edhe 1 luge gjelle vaj.

I lem te pjeken 1 minute pastaj e largojme mishin nga tigani.

Hedhim po ne te njejtin tigan 1 luge gjelle gjalp dhe i fergojme qepet per 1 minute pastaj i

hedhim edhe kerpudhat dhe i fergojme 2 minuta.

Ia hedhim lengun e supes me shije mishi e lem te zihet pastaj ia shtojme niseshte e

perzier me uje te ftohur kuptohet duke e perzier vazhdimisht masen.

Salcen e lem te zihet 4-5 minuta pastaj ia shtojme edhe ajken dhe e lem

edhe 3 minuta tjera te zihet ne temperatur te ulet.

Salces i hedhim krip, piper dhe ne fund majdanozin dhe gjalpin.

Vendosim mishin, rrepen dhe kastravecin e prere mbi salcen.

Gjella eshte e gatshme per servim.

Pjaten mund ta servoni edhe me oriz te zier.


Fjalet kyqe : gjellera  fileto  mishe  lope  rrepa  kuqe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mesoni sa me shume   keshilla per jeten
Mini kekë të shpejt dhe të shijshëm
Kutiza