Fileto merluci e freskët
Fileto merluci e freskët

Fileto merluci e freskët

Kuzhint.com

Perbersit: Për 6 persona: - Merluc 1. 200 kg - Vezë 1 � kokërr - Vaj për skuqje 1 � filxhan çaji - Limon 1 kokërr - Miell për skuqje 3 lugë gjelle - Bukë të bluar 3 lugë gjelle - Patate të ziera 1. 200 kg - Salcë majoneze për 6 veta - Majdanoz 1 tufë - Gjalpë 1 � lugë - Kripë, piper Merluci pastrohet, lahet mirë dhe i hiqen filetat me kujdes pa hala e pa lëkurë.

Filetot marinohen me lëng limoni, kripë, piper dhe me gjethe majdanozi për 10 minuta.

Ndërkohë vihet tigani në zjarr me vaj që të nxehet mirë. Thyejmë vezën në një enë porcelani, hidhet pak ujë e kripë dhe rrihen me pirun që të bëhet një masë.

Kullohen mirë filetat nga marinimi, kalohen në miell, në vezën e rrahur në bukën e thërrmuar (galetë), u jepet formë ovale me satërin e kuzhinës (kjo bëhet në dërrasën e mishit) dhe skuqen nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

Kullohen nga yndyra e tepërt dhe vihen në pjatancë.

Rreth e përqark dhe në mes, vendosen patatet e ziera pasi janë kaluar në tigan me pak gjalpë, kripë e majdanoz të grirë hollë. Përgatitet një salcë majonezë për 4 veta, e cila shoqëron fetat e peshkut.

Peshku merluc mund të bëhet edhe në mënyra të tjera që përshkruhen më lart, qoftë ky i freskët ose i kripur, p. sh. merluc pllaqi me domate i pjekur në skarë, merluc me verë e uthull etj. http://www. living. al/


Fjalet kyqe : receta  huaja  fileto  merluci  fresket  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Petulla te mbushura me djath dhe sallam
Trumza dhe jamballi, përzierje natyrale për kollitje
Marshmallows