Fasule tradicionale në tavë
Fasule tradicionale në tavë

Fasule tradicionale në tavë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 kg fasule pllaqi , 2 qepë të vogla të grira në kubik të vegjel , 2 karrota të grira , 3 luge gjelle majdanoz të grirë , 3 gjethë selino të fresket të grirë , 200 gr salcë domate , 1 filxhan kafeje me vaj ulliri , 4 thelbinj hudhër të grira , kripë, piper, 1 gjethe dafine

Pregaditja e recetës :

Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten.

I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta.

Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë.

Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat, selinon për 3-4 minuta.

Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin.

Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma.

Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta.

Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi.

Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 - 180 grade celsius për 30 - 40 minuta.


Fjalet kyqe : gjellera  fasule  tradicionale  tave  kategoria  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me kokos dhe krem vanille
Krepa
Fara e zezë: vetit sheruse