Fasule të njoma turshi
Fasule të njoma turshi

Fasule të njoma turshi

Kuzhint.com

Koha e Përg. : 20m Koha e Pjekjes : 10m Gati për : 30m

Përbërësit : 3 kg fasule e njomë (bishtaja) 3 thelpinj hudhër 3 lugë gjelle kripë e trashë 1 lugë gjelle sheqer 2 gota uji uthull 1 lugë ëmbëlsire limontoz

Përgatitja : Bishtajat e fasuleve i pastrojmë nga bishtat dhe i ziejmë në një tenxhere për 5 deri 10 minuta.

Më pas i kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

Në një kavanoz 5 litërsh hedhim bishtajat dhe hudhrat e prera në copa.

Më pas kripën, sheqerin, uthullën dhe limontozin i tresim në 2 litra ujë.

Pas e përziejmë mirë e hedhim në kavanoz derisa të mbushet plot.

E mbyllim mirë me kapak dhe e lemë në një vend të freskët.

Pas 15-20 ditësh është gati për t’u shërbyer.


Fjalet kyqe : turshi  fasule  njoma  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e shpejt me mak
Munchmallow torte nga Bardhe Buçaj
Torte mozaik me llokum