Fasule në tavë me mish qengji
Fasule në tavë me mish qengji

Fasule në tavë me mish qengji

Kuzhint.com

Marrim 1 gote uji me fasule( ose 1 -2 gota sipas deshires) dhe i veme ne uje te nxehte nje nate perpara ne nje tenxhere!Pastaj i shperlajme dhe i vendosim ne tenxheren me presion ku i mbulojme me uje i hedhim vaj ulliri, pak kripe dhe 2 gjethe dafine. I leme te ziejne per 20 min!Ne tenxhere normale i lèmè per 40 min te ziejne. Ne nje tigan skuqim lehte 2-3 thelbinj hudher ne vaj ulliri dhe pastaj shtojme 2 kokrra qepe qe i kemi ndare ne kubike. Vazhdojme skuqjen, hedhim copat e mishit te qingjit( 4-5 copa) dhe vazhdojme skuqjen ne zjarr mesatar. I shtojme 1 luge salce domatesh, pak kripe, piper, mendèr( menexhik), spec djeges dhe 1 gote uje dhe i leme te ziejne mishin me qepet se bashku per 15- 20 min. Marrim nje tave per pjekje dhe i hedhim fasulet dhe mishin ne te njejtin vend.

I perziejme, i shtojme 1 gote uje dhe i veme te piqen per 45 min - 1 ore ne furre!


Fjalet kyqe : gjellera  fasule  tave  mish  qengji  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Brownie me mascarpone
Torte me kremanga Drita Shefketi
Orize me mishe