Fëstëkët - Eros dhe Ushqim. Bukuri dhe Mirëqenie
Fëstëkët - Eros dhe Ushqim. Bukuri dhe Mirëqenie

Fëstëkët - Eros dhe Ushqim. Bukuri dhe Mirëqenie

Kuzhint.com

Fruti i vogël – i madhDyshja Eros dhe Ushqim, njihet nga të gjithë, prej kohësh, por sa e dinë se kësaj dysheje mund t’i shtohen edhe dy elementë sikurse bukuria dhe mirëqenia? A mund t’i kemi të gjitha? Me shumë gjasë magjia funksionon: falë një fruti të vogël-të madh e gjitha është e mundur. Jemi duke folur për fëstëkun, një ndihmë e çmuar për të bërë bashkë bukurinë dhe mirëqenien dhe, pse jo, edhe erosin. Bukuria e jashtme është pasqyrë e mirëqenies në përgjithësi, fryt i një ekuilibri të shëndetshëm trup e shpirt.

Një lëkurë gjithnjë e re dhe e freskët dhe para së gjithash një lëkurë e mirëushqyer dhe e mbrojtur... , ashtu sikurse pas një linje të pacen fshihet një fizik i tonifikuar në strukturën muskulare dhe efiçent sa i përket metabolzimit jetësor.

Ushqyerja luan rol primar në shprehjen maksimale të bukurisë dhe mirëqenies dhe kujdesi për atë që hamë bëhet kështu shprehje e dashurisë ndaj vetes.

Por cilat janë 5 pikat kryesore në funksion të bukurisë?Çfarë është bukuria? Një ekuilibër harmonik i 5 elementëve:- Një linjë e përkryer- Një lëkurë e dritshme dhe e freskët- Një fizik i tonifikuar- Një organizëm plot vitalitet- Një mëndje e shkëlqyer dhe pozitive

5 kushtet, njëlloj të rëndësishme, na ndihmon që t’i kemi në një ushqim të vetëm: fëstëkët. Është shkenca ajo që e pohon...

Një linjë e përkryerDuket si paradoks por nuk është, pavarësisht përmbajtjes yndyrore, ngrënia e fëstëkëve mund të ketë përparësi të dukshme në kontrollin e peshës trupore.

Nuk është vetëm fakti që mes frutave me guaskë fëstëkët janë më pak kalorikët.

Sekreti i parë është aftësia për të krijuar ndjesinë e ngopjes më shumë sesa në një mënyrë: para së gjithash përmban njëkohësisht proteina dhe fibra (një përzierje veçanërisht ngopëse), së dyti duke qenë se lipsen qëruar para se të hahen, gjesti, që zgjat kohën e ngrënies favorizon qendrat e ngopjes.

Pa llogaritur faktin psikologjik: shtimi i guaskave që grumbullohen mbi tryezë ndikon si një lloj sigurie psikologjike e cila na ndalon ta teprojmë.

Një lëkurë e shdritshme dhe e freskëtSi të gjitha organet, edhe lëkura kërkon kujdes dhe ushqyerje.

Por, ushqyerja e vërtetë e lëkurës nuk duhet bërë vetëm së jashtmi por edhe së brendshmi.

Kremra hidratues, maska bukurie, qumështi tonik: të përdorur në mënyrën e duhur, kozmetika sigurisht është e nevojshme, por kjo nuk do të thotë që ushqimet të kalojnë në plan të dytë.

Madje janë ato që përmirësojnë dhe ruajnë elasticitetin.

Në këtë pikëpamje fëstëku është një ndihmë e konsiderueshme.

- Bakri dhe zinku janë themelore për formimin dhe stabilizimin e kolagjenit dhe elastinës.

- Seleni vepron si atioksidues i fuqishëm, duke e mbrojtur lëkurën edhe nga dëmet e diellit, duke u ndihmuar nga dy substanca të tjera të veçanta: luteina dhe zeaxantina. - Më në fund studime të ndryshme dëshmojnë se konsumi i fëstëkëve shton nivelin plazmatik të antioksiduesve në gjak, duke ndaluar formimin e radikaleve të lira.

Një fizik i tonifikuarFëstëkët avantazhojnë një densitet të lartë ushqyes nuk japin “kalori boshe” por bashkë me energjinë ofrojnë edhe vitamina të grupit B që shërbejnë për t’i përdorur më mirë proteinat e nevojshme për të mbështetur krijimin e strukturës muskulare, element i rëndësishëm i asaj që quhet “masë e dobët”.

Një racion standard fëstëkësh përmban 6 g proteina të cilësisë së mirë dhe siguron një prani të rëndësishme të vitaminave B6 që ndihmojnë në prodhimin e glukozës nga acidi laktik, funksion i rëndësishëm për t’u dhënë energji muskujve sidomos gjatë aktivitetit sportiv.

Pa harruar që fëstëkët janë edhe një kampion i vërtetë në lidhje me përmbajtjen e tiaminës, një vitaminë që ndihmon në djegien e sheqernave dhe një burim i mirë niacina, thelbësore për çlirimin e sheqerit gjatë aktivitetit motorik dhe për shndërrimin e yndyrnave të depozituara në energji.

Një organizëm i shëndetshëm plot vitalitetPërbërja e fëstëkëve – shpjegojnë nutricionistët – ka të bëjë me praninë e një serie të gjerë substancash të afta për të ndërhyrë në mekanizma të ndrysëm biologjikë që mbrojnë shëndetin tonë: jo vetëm faktorë antioksidues, por edhe acide yndyrore esenciale, fibra të shpërbëshme dhe të pashpërbëshme, aminoacide specifike, elemente minerale dhe oligominerale… janë të shumta tashmë kërkimet shkencore që dëshmojnë se, pikërisht për këtë përbërje të veçantë, fëstëkët mund të luajnë një rol të favorshëm në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (edhe duke lehtësuar kontrollin e hipertensionit dhe të kolesterolit), në parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe në mbrojtjen nga fenomenet inflamatore.

Një mendje brilante dhe pozitiveBukuria dhe trishtimi nuk rimojnë – pohojnë nutricionistët – bukuria e vërtetë qëndron edhe te aftësia për të përçuar optimizëm dhe gëzim për jetën.

Kurse shkenca tashmë na ka siguruar se sado e çuditshme të duket, ushqimi mund të ushtrojë një ndikim të rëndësishëm edhe në gjendjen e humorit.

Nga ky këndvështrim, fëstëkët përmbajnë një sasi yndyrnash polinsature “të mira” që përmirësojnë funksionimin e qelizave nervoze.

Yndyrnat polinsature, në fakt, janë pjesë themelore e membranave të qelizave dhe marrja e tyre në sasi të mjaftueshme siguron një elasticitet të mirë të membranave dhe aftësinë për t’u marrë më të mirën substancave neurotransmetuese prania e të cilave në organizëm është garanci e humorit të mirë.


Fjalet kyqe : keshilla  festeket  eros  ushqim  bukuri  mireqenie  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pinxhurë i pergaditur nga tegatuajm
Pilaf me karota dhe salmon
Pite me qep dhe spinaq nga tegatuajm