Fakte dhe  frik për datën 13, e premte!
Fakte dhe frik për datën 13, e premte!

Fakte dhe frik për datën 13, e premte!

Kuzhint.com

Shpeshherë, kur ka qëlluar që data 13 të bie në një të premte, mediat kanë publikuar disa fakte interesante për këtë “ditë të pafat”. Besimi për tersin që sjellë numri 13 i ka rrënjët tek krishterimi.

Thuhet se Jezusin e tradhtoi mysafiri i trembëdhjetë në darkën e fshehtë. Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija.

Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit. Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-të, derisa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre. Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980, ndërsa “rimejki” i këtij filmi u shfaq nëpër kinema më 2009. Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humbë miliona dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.

Ish lideri i Kubës,

Fidel Kastro, është lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926. Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996. Parashihet që më 13 prill 2029, e premte, asteroidi 99. 942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën. Presidenti amerikan,

Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë nikoqir i takimeve me 13 mysafirë gjatë drekave ose darkave.

Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija.

Në Paris mund të huazohet mysafiri i 14 profesional, për të hequr të ashtuquajturin fat të keq që sjellë numri 13, dhe e premtja 13. Megjithatë, e premtja 13 nuk duhet të jetë aspak ters siç mendojnë njerëzit.

Në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo besëtytni bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq në këtë ditë të shënuar. /Telegrafi/


Fjalet kyqe : kuriozitete  fakte  frik  daten  premte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kepurdha te embela
Ushtrime të lehta për  nje  bark të rrafshët siq e deshironi ju !
Keke ne forme lule dielli