Embelsire me tameloriz
Embelsire me tameloriz

Embelsire me tameloriz

Kuzhint.com

Perberesit per brumin:

200 gr Miell75 gr SheqerNje maje thike kripNje ve125 gr Gjalp (Buter)

Perberesit per mbushjen:

400 ml Qumesht20 gr Gjalp (Buter)75 gr SheqerNje pako sheqer vanille125 gr Oriz2 Ve2 Luge gjelle sheqer ngjyre kafeje40 gr Gjalp (Buter)

Pergaditja:

Ne nje ene te thelle hedhim te gjithe perberesit per brumin.

Ngjeshim masen me duar deri sa te formohet nje brume i lemuar pastaj e bejme ne forme topi e mbeshtjellim me folie te tejdukshme dhe e vendosim 30 minuta ne figorifer.

Mbas 30 minutave marrim nje tepsi e lyejme me gjalp.

Nga brumi bejme nje pete te holle dhe e shtriejme ne tepsi duke ia mbuluar edhe rrethin tepsise.

Shtresen e poshtme e shpojme disa here me piru.

Marrim nje tenxhere hedhim qumeshtin, 20 gr gjalp, sheqerin dhe sheqer vanillen.

E vendosim mbi zjarre qe te vloj pastaj ia shtojme orizin dhe e ziejme orizin ne temperatur te ulet 30 minuta duke e perzier kohe pas kohe.

Pasi te jete zier orizi e largojme nga zjarri dhe e lem te ftohet mire.

Ndajme vezet.

Rrahim me mikser te bardhat e vezeve.

Te verdhat e vezeve i hedhim tek orizi dhe e perziejme me luge dhe krejt ne fund ia shtojme te bardhat e vezeve te rrahura.

Perzim masen mire dhe pastaj e derdhim tek peta qe kemi shtrire ne tepsi.

E rrafshojme mire. Te pjeket ne furre ne temperatur 170 Grad, 45 minuta.

Mbas 45 minutave e sperkasim siper me sheqerin ngjyre kafeje duke ia hedhur siper ne copa te vogla 40 gr gjalp.

E lem edhe 3-5 minuta ne furre deri sa te karamelizohet sheqeri.

Te servohet e nxeht ose e ftohet.

Embelsire e pergaditur nga TeGatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  tameloriz  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Patate me rozmarin
Pulë  me kumbulla të terura dhe mjaltë
Embelsire me arra, lejthia dhe ajke