Embelsire me molla dhe karamel
Embelsire me molla dhe karamel

Embelsire me molla dhe karamel

Kuzhint.com

Perberesit per brumin:

200 gr Miell100 gr Buter (gjalp)50 gr Sheqer2 Te verdha veze2 Luge gjelle ujePak krip

Ne nje ene bashkojme te gjithe perberesit e larteshenuar dhe nga to bejme nje brume te lemuar.

Ia japim formen e topit, e mbeshtjellim me folie plastike dhe e vendosim per 20 minuta ne frigorifer.

Marrim 4 molla i pastrojme, ia largojme levoren dhe shtresen ku ndodhen berthamat.

I presim ne feta jo edhe shume te trasha.

Perberesit per karamelin:80 gr Sheqer30 gr Gjalp

Hedhim spari sheqerin ne nje tigan dhe e lem mbi zjarre ne temperatur te ulet te shkrihet.

Pasi te merr ngjyre kafeje te qelet ia shtojme gjalpin dhe e perziejme me luge druri deri sa te bashkohen mire perberesit e te behet nje mase kremore. Pasi te behet karameli e shtrim ne tepsi duke e mbuluar tere siperfaqen e fundit te tepsise.

I vendosim fetat e mollave ne forme rrethore siper karamelit. Nxjerrim brumin nga frigorifer dhe e vendosim ne folie plastike dhe me teholluse bejme nje pete te holle.

E shpojme peten disa here me piru dhe krejt ne fund e vendosim siper mollave qe kemi renditur ne tepsi. ( mos te mbetet peta siper tepsise po me gishtri fusni brumin mbrenda)

Per ecurin e pergaditjes shikone foton!!

Torta te pjeket ne temperatur 180 Grad per 40 minuta.

Embelsire e pergaditur nga TeGatuajm.


Fjalet kyqe : embelsire  molla  karamel  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Role çokollate
Panine të vogla
Torteza (keke) me  qokolad