Embelsire me çokolate dhe ajk
Embelsire me çokolate dhe ajk

Embelsire me çokolate dhe ajk

Kuzhint.com

PERBERESIT:

  • 100 gr Cokolate me 70% permbajtje kakao
  • 100 gr Cokolate
  • 200 gr Buter (Gjalp)
  • 4 Veze
  • 200 gr Sheqer
  • 100 gr Miell

PERBERES SHTESE:

  • Ajke e rrahur
  • Salce cokolate

PERGADITJA:..

Furren e nxehim ne 210 C.

Marrim nje tepsi te rrumbullaket 28 cm e lyejm me vaj.

Shkrim cokolaten pastaj ia shtojme buterin e prere ne copa e perzime deri sa te shkrihet buteri dhe te behet nje krem.

Ndajme vezet.

Te bardhat i rrahim me mikser gjithashtu edhe te verdhat me sheqerin i rrahim me mikser deri sa te trashet masa.

Kremin nga te verdhat me kujdes te shtuar e perzim me cokolaten qe e kemi shkrire me heret pastaj ia shtojme edhe te bardhat e vezeve te rrahura.

Dhe ne fund ia qesim edhe miellin.

Vendosim tepsin ne furre dhe e lem te pjeket per 25-30 minuta.

E shikojme me piru a eshte pjekur e mbulojme me folie dhe e lem edhe pak per ta pjekur.

Servimin e embelsires e bejme me ajken e rrahur dhe salcen nga cokolata.

Burimi: www. eatsmarter. de

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsire  cokolate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si ta karamelizojme sheqerin per 5 minuta pa u ngjitur
Sallat me mandarina
Biskota te buta me kokos