Embelsir per ditelindje
Embelsir per ditelindje

Embelsir per ditelindje

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 100gr kokos
  • 350gr biskota te grira
  • 50gr qokollate per gatim
  • 2dl kafe e zier
  • 120gr gjalpe
  • 300gr sheqer pluhur
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 100ml qumesht

Per dekor ;

  • 300 gr qokollad te zeze dhe 50 grqokollad te bardhe e shkrir ne avull veq e veq,
  • marcipan per formen e kokes dhe pak ngjyra te zez te verdhe dhe te bardhe
  • dhe copza qokolate me ngjyra

Përgatitja:

Ne nje tenxherete vendosur ne zjarr e hedhim qumeshtin dhe gjalpin.

Pasi te shkrihet gjalpi, ne tenxhere shtojme sheqer vanilje dhe kokos.

Pasi masa behet e dendur, tenxheren e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne tenxhere tjeter ne zjarr hedhim pak uje.

Siper saj veme nje ene tjeter dhe ne te e veme qokollaten te shkrihet mbi avull.

Ne nje ene te madhe e te thelle i hedhim biskotat e grira, sheqerin pluhur dhe kafene.

Masen e ngjeshim me dore.

Qokollaten e shkrire e shtojme ne ene.

Perziejme me lugen e drurit qe te bashkohet masa dhe e leme te ftohet.

Pasi ftohet, masen e nxjerrim nga ena dhe e veme mbi nje flete plastmasi.

E rrafshojme me dore, e mbulojme me tjer flete plastmasi dhe e perhapim me petes me trashesi deri ne 1cm.

Fleten e plastmasit e veme mbi siper, qe masa te mos ngjitet per petesen.. Pasi e perhapim masen, e largojme fleten e plastmasit.

Pastaj, masen e ftohur nga tenxherja e pare e derdhim mbi masen e hapur dhe e rrafshojme.

Me ndihmen e fletes se poshtme te plastmasit e mbeshtjellim rolen.

Rolen e veme ne frigorifer per t'u shtrenguar pastaj ia hedhim edhe qokolladen e zez te shkrire ne avull dhe te ftohur ku prap e vendosim ne ne frigorifer per t'u shtrenguar . me marcipan ia japim formen tortes i ne foto dhe pastaj si perfundim siper i hedhim edhe qokollad te bardhe duke bere vija si ne foto dhe copza qokolate me ngjyra.

Si kshille ; per zbukurim gjithmon orientoheni me foto!!


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  ditelindje  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

EMBELSIR  ME LULESHTRYDHE
Ëmbelsir me kakao e pergatitur nga une
Biskota si piramid