Embelsir mikse
Embelsir mikse

Embelsir mikse

Kuzhint.com

Perberesit: Per çokollaten e bardhe: ▪ 120 gr gjalpe ▪ 250 gr biskota ▪ 380 gr çokollate te bardhe ▪ 380 ml krem qumeshti ▪ 750 gr krem djathi ▪ 1 shkop vanilje ▪ 60 gr sheqer pluhur ▪ 2 flete xhelatine Pergatitja: Perziejme gjalpin me biskotat e therrmuara dhe e pjekim per 10 min ne 180 grade.

Ziejme kremin e qumeshtit me vaniljen, shtojme çokollaten e bardhe, pasi te kete marre nje vale, shtojme fletet e xhelatines te zbutura per 5 min ne uje te ftohte. Perziejme kremin e djathit me sheqerin pluhur dhe ia shtojme çokollates. E vendosim ne frigorifer per 2 ore.

Ne fund e hedhim ne forma. Per kremin e djathit me vanilje: ▪ 100 gr krem djathi ▪ 100 gr krem qumeshti i rrahur ▪ 40 gr sheqer pluhur ▪ 1 shkop vanilje Pergatitja: Rrahim ne blender kremin e djathit me vaniljen dhe sheqerin pluhur, e perziejme me krem qumeshtin e rrahur. Per xhelin e mangos: ▪ 100 gr pure mango ▪ 100 ml shurup ▪ 2 flete xhelatine te zbutura ne uje te ftohte per 5 min Pergatitja: Rrahim ne blender purene e mangos me shurupin dhe e veme ne zjarr.

Pasi te jete nxehur i shtojme fletet e xhelatines.

E kullojme ne nje kullojese dhe e vendosim ne tepsi, e leme ne frigorifer per 3 ore. Sfera mangoje: ▪ 24 copa sfera mangoje te prera me lugen e parisienit ▪ 500 ml shurup ▪ 4 flete menteje te prera holle Pergatitja: Ziejme shurupin me menten, i shtojme sferat e mangos dhe e leme te zieje per 6 min, e largojme nga zjarri dhe e leme te ftohet. Per pure mangoje: ▪ 200 gr mango e prere holle ▪ 200 ml uje ▪ 10 gr xhinxher ▪ 80 gr sheqer Pergatitja: Ziejme ne zjarr te lehte te gjithe perberesit se bashku.

E rrahim ne blender dhe e kullojme ne kullojese.

Dekorojme dhe sherbejme.

E nxjerim nga format embelsiren dhe e vendosim ne pjate. Vendosim siper sferat e mangos, vendosim nje luge mus krem djathi dhe nga te dyja anet vendosim xhelin e mangos. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  mikse  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë i mirë me fruta
Frozen Elsa torte
Tiramisu  e shijshme