Embelsir me nurtela
Embelsir me nurtela

Embelsir me nurtela

Kuzhint.com

Përbërësit: *6 vezë *6 lugë sheqer *6 lugë miell *1 pluhur paste *1 sheqer vanile *4 lugë nutella Përbërësit për kremin: *500ml ajkë e ëmbël *7 lugë nutella *Arra të bluara *100gr çokollatë për gatim e shkrirë Sherbeti: *2dcl ujë *5 lugë sheqer Përgatitja: Tunden veçmas të verdhat dhe të bardhat e vezëve.

Të verdhat tunden me gjysmën e sheqerit dhe sheqer vanilen.

Të bardhat tunden veçmas e pasi të bëhet shumë e fortë i shtohet gjysma tjetër e sheqerit. Në masën me të verdhat pasi tunden me sheqer shtohen ngadalë nutella dhe pastaj mielli i përzier me pluhur paste dhe gjysma e masës me shkumën e të bardhave.

Pasi e përziejmë mirë e qesim edhe pjesën tjetër të shkumës dhe e përziejmë me lugë të mos ulet masa dhe pasi përzihet mirë qitet në kallëp të lyer me yndyrë dhe të mbuluar me letër për pjekje. Pasi piqet në temperaturë 180gradë për 30minuta e lëmë të ftohet.

Pastaj e ndajmë në tri shtresa dhe secilën shtresë e lagim me sherbetin e përgatitur me ujë dhe sheqer ku uji zihet me sheqer dhe ftohet dhe ashtu i ftohet lagen shtresat e ndara të pandispanjës. Kremi bëhet me përzierjen e ajkës me nutella dhe secilën shtresë e lagim me sherbet dhe e lyejmë me krem dhe nga jashtë e lyejmë me kremin e mbetur.

Për dekorim mund të përdorim arra të bluara.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  nurtela  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me limon e bere nga Albana Osmani
Një pije qudibërse që shëron shumë smundje
Bakllave role  nga Igballe Kryeziu