EMBELSIR  ME LULESHTRYDHE
EMBELSIR ME LULESHTRYDHE

EMBELSIR ME LULESHTRYDHE

Kuzhint.com

Perbersit : * 300 gr luleshtrydhe, * 2 lugë mjaltë, * 250 ml shtalp, * 100 gr arra të grira, * 50 gr çokollatë e bardhë, * 31 lugë sheqer, * 1 vezë, * 1 pako sheqer vanilje, * 100 gr keksë sandwiç. Përgatitja: E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha.

E rrahim të verdhën me mikser dhe gradualisht e shtojmë sheqerin.

Të verdhën e rrahur e ziejmë në enë mbi avull.

E thyejmë çokollatën dhe e shtojmë në enë.

Pasi shkrihet çokollata, e heqim enën nga zjarri.

E lëmë kremin të ftohet.

Në enën me luleshtrydhet e shtojmë mjaltin.

Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur.

E shtojmë kremin e ftohur.

I rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Pastaj, në enën për përzierje i shtojmë arrat e gri ra.

Masën e mbushim në shiringë kuzhine.

Me ndihmën e shiringës, ëmbëlsirën e mbushim në gotë qelqi.

Në gotë hedhim nga luleshtrydhet me mjaltë.

Mes luleshtrydheve vëmë 3 keksë sandviç.

E plotësojmë gotën me krem. Ëmbëlsirën me luleshtrydhe e zbukurojmë me një luleshtrydhe dhe copë keksësh sandviç.

Sipër ëmbëlsirës hedhim nga lëngu i luleshtrydheve me mjaltë. Ju beft mire1


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  luleshtrydhe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me banane dhe qokollad
Souffle japoneze
Torte me biskota dy ngjyrëshe