Embelsir  me krem te bardhe
Embelsir me krem te bardhe

Embelsir me krem te bardhe

Kuzhint.com

Përbërësit për brumin:

13 lugë vaj,

16 lugë miellë,

10 lugë sheqer,

1 pako pluhur pjekës (baking powder; peciv),

1 luge kakao,

1 dcl qumësht ose kos (100 ml),

lëvorja e 1 limon.

Perberesit:

Gjysem luge gjelle sheqer vanille,

100 gr Cokolate e bardhe,

60 gr ajkë.

Përgatitja per kekun:

Ndajmë të bardhat e vezeve nga të verdhat.

Rrahim të bardhat veç me pak kripe sa bëhet një marenge e fortë.

Të verdhat i rrahim me sheqerin sa të zbardhet masa.

Përziejmë pluhurin pjekës tek mielli.

Shtojmë kosin apo qumështin (varet kë do zgjedhim ne) tek vezetë dhe përziejmë me mikser masën.

Shtojmë dhe miellin me kakao lugë lugë dhe e përziejmë me shpejtësi të ulët.

Në fund fare hedhim dhe lekurën e limonit dhe të bardhën e vezës e shtojmë me kujdes me përzierje vertikale me qëllim që mos të ulet vellimi dhe masa të fryhet e të dalë e kulluar kur të piqet.

E hedhim në një tavë drejtëkëndëshe ku kemi shtruar letër pjekëse.

E pjekim në temperaturë 200 gr rreth 20-30 min.

Kjo varet shumë prej sobës tuaj.

Pergaditja e kremit:

Ne nje tenxhere te vogel hedhim 4 luge gjelle uje dhe e ziejm se bashku me sheqer vanillen per 2-3 minuta pastaj e largojme nga zjarri.

Cokolaten e copetojme dhe e hedhim te shirupi i nxeht ne tenxhere dhe e perzim deri sa te shkrihet cokolata.

Ia shtojme edhe ajken.

Vendosim prap tenxheren ne zjarre per 1-2 minuta.

Te servohet e nxeht ose e ftohet.

Salce ideale per puding cokolate, souflles ose akullore.

Ju beft mire! kuechengoetter.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  krem  bardhe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gjen gjarpër në shishen e ujit mineral (Foto)
Sallata caprese
Ëmbëlsirë me maskarpone