Embelsir me gjalpë kikiriku
Embelsir me gjalpë kikiriku

Embelsir me gjalpë kikiriku

Kuzhint.com

Të gjithë të ftuarit tuaj do të mbeten të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.

Përbërësit:

500 gr biskota me çokollatë,

250 gr gjalpë,

1+1/2 filxhanme gjalpë kikiriku,

300 gr krem djathi (receten e gjeni ketu maskarpone),

2 filxhana me sheqer,

150 gr pana,

Për pjesën sipër :

3 lugë çokollatë të shkrirë,

3 lugë gjalpë kikiriku,

Përgatitja :

Marrim biskotat me çokollatë dhe i shtypim ose i grijmë me grirësin elektrik.

Më pas i shtojmë dhe gjalpin e shkrirë.

I trazojmë mirë bashkë.

Në një tavë të rrumbullakët shtrojmë letër kuzhine dhe hedhim gjyamen e masës se përgatitur.. Vendosim tavën në frigorifer përreth gjysmë orederisa te pregaditim kremin.

Ndërkohë, në një enë qelqi hedhim maskarponen, sheqerin dhe 1 filxhan gjalpë e kikirikut.

Fillojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë.

Në një enë tjetër hedhim panën, e rrahim me rrahësin elektrik derisa të fryhet.

Bashkojmë panën e rrahur me përbërësit e enës tjetër.

Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë nga poshtë lart në mënyrë që masa të mos shfryhet.

Marrim tavën nga frigoriferi dhe hedhim sipër masën e përgatitur.

E nivelojmë mirë e me kujdes me lugë. dehe prap e vendosm ne frigorifr pasi te jet ftohur ngadal sipër ia vendosim edhe pjesen tjeter te ndar te keksave e lyejmë të gjithë tortën me një shtresë çokollatë te shkrirë me 3 lugë gjalpë kikiriku dhe e dekorojm si ne foto qse sipas deshires dhe e, vendosim tortën në frigorifer për tu ftohur mire.

Torta është gati për tu servirur. kochen-und-geniessen. lecker. de


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  gjalpe  kikiriku  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kruasan me krem kafeje
Si ta dallojm  gjinin e femijes me sod buke
Tave me patate dhe perime te ndryshme