Embelsir me biskota dhe puding
Embelsir me biskota dhe puding

Embelsir me biskota dhe puding

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1/2 kg keksa me kakao, 100 gr sheqer pluhur, 250 gr gjalpë të zbutur, 150 gr çokollatë e zeze, 1 lugë sheqer vanilje, 2 dcl qumësht, 1 lugë sheqer, 1 pudingu i vaniljes

Pregaditja e recetës :

Ne fillim pregaditim pudingun e vaniljes sipas udhezimeve qe shkruan ne pako dhe e lem qe te ftohet mire.

Gjalpi i zbutur, 1 lugë sheqer vanilje dhe sheqer pluhuri tundet mire me mixer.

Pastaj masës i shtohet edhe pudingu i vaniljes i pregaditur me par dhe i ftohur dhe përzihet mirë.

Marrim keksat dhe i zbutim në qumësht të vakët të ëmblësuar me sheqer.

Lyhen me kremin e përgatitur siper dhe prap ia qesim keksat qe duhet vazhdimimisht te zbuten pak ne qumesht.

Njëlloj veprohet me tërë masën e keksave dhe të kremit deri në fund (zakonisht 4 radhë)

Ne fund e lyejm tërë torten siper me krem.

(Nese deshironi mundeni siper ta dekoroni me arra të bluara, ose çokollatë te kaluar në rende. )

Pasi të ftohet mirë, torta pritet në katrorë dhe servohet.


Fjalet kyqe : embelsira  embelsir  biskota  puding  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bishtaja – Boranija
Embelsire me tameloriz
Torte e njelmet