Embelsir me çokolad dhe kokos
Embelsir me çokolad dhe kokos

Embelsir me çokolad dhe kokos

Kuzhint.com

Perbersit:

  • 250 gr gjalp krem (në temperaturën e dhomës)
  • Sheqer 2/3 filxhan
  • 200 gr miell
  • 1 1/2 e luges pluhur pjekje
  • 4 vezë
  • 4 lugë qumësht
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 3 lugë pluhur kakao

Kremi i kokosit :

  • 500 ml qumësht
  • 6 lugë bollgur
  • 200 g të gjalpit krem (në temperaturën e dhomës)
  • Sheqer 2/3 e filxhanit
  • 200g kokos

çokollad ose karamel per dekorim

Pergaditja;

Mixojm gjalpin me sheqer duke e përzier tërësisht.

Shtojm vezët një nga nje tek masa me gjalp duke e perzier herëpas here me një lëvizje elektrike.

Gradualisht shtojm miellin, qumështin, pluhurin per pjekje, kakaon pluhur, sheqer vaniljen dhei perziejm deri sa te behet një masë homogjene.

Brumë e perfituar e hedhim ne nje tepsi 24-27 cm në formën per ëmbëlsira , të veshura me një letër per pjekje.

Tepsin e fusim ne furre të nxeht per ta pjekur në një 180 � C për 20-25 minuta.

Pasi te pjeket e leme qe te ftohtë dhe pandispanjen e prejm në dy shtresa horizontale.

Në një tigan të vogël vlojm qumështin dhe gjalpin.

Gradualisht, duke perzier ngadalë, qumështin dhe duke i shtuar bollgur e përziejm tërësisht derisa te merre vlim.

Atëherë hiqni tigan nga të nxehtit, shtoni sheqer dhe thërrima te kokosit.

Përziejm tërësisht dhe masen e lëmë qe të ftohet pak.

Marrim njeren pet dhe e vendosim ne nje pjatanc ku siper ia qesim kremin e kokosit e rrafshojm dhe siper kremit ia vendosim edhe peten tjeter

Embëlsiren e dekoroj ne sipërfaqen e siperme me çokollad apo me karamel dhe pastaj e vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë ose mundësisht brenda natës qe te ftohet.


Fjalet kyqe : embelsir  qokolad  kokos  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Flegra buke me hudher te skuqura ne vaj
Rollad uragan
Perime te ziera ne avull