
Embëlsirën Spanjolle
Kuzhint.comPërbërësit: 500 ml qumësht 500 gr djath i llojit Philadelphia 4 vezë 100 gr gjalpë 100 gr miell 250 gr sheqer i bardhë 1 limon (vetëm lëkura) 1 lug çaj kanellë Metoda e përgatitjes: Rrahim vezët me sheqerin.
Mund të përdorni dhe ndonjë mikser elektrik.
Me pas shtojmë gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë.
Në hapin tjetër shtojmë djathin dhe vazhdojmë me rrahjen.
Shtojmë lëkuren e limonit se bashku me kanellën.
Shtojmë më pas qumështin.
Në fund hedhim miellin pak nga pak në mënyre qe mos të krijohen kokrriza. Masën e krijuar e hedhim në një enë ku e kemi lyer me pak gjalpë. Tavën e fusim në furrë në temperaturën 200 �C dhe e pjekim për 30 minuta.
Do të kuptojmë kur është pjekur pasi sipërfaqja do të karamelizohet. Pasi të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe e shërbejmë në feta.
Kjo ëmbëlsirë mund të shërbehet në çdo stinë.
Ju bëftë mirë... /Puhia. com/
Fjalet kyqe : embelsira embelsiren spanjolle
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Rafaello

Parandaloje elektrizimin e flokëve
