Embëlsirë Me Shije Vanille
Embëlsirë Me Shije Vanille

Embëlsirë Me Shije Vanille

Kuzhint.com

Përbërësit për pandispanjë:

8 vezë (vetëm e kuqja),

7 lugë të supës sheqer,

3 lugë të supës vaj,

5 lugë të supës miell,

2 lugë të supës kakao,

1 pecivë (Baking Powder ose Pluhur për pjekurina).

8 vezë (vetëm e bardha),

13 lugë të supës sheqer pluhur,

10 lugë të supës sheqer,

1 litër e gjysëm qumshtë,

4 lugë të supës puding të vanillës,

1 lugë të supës miell.

Për glazurë:

250 gr. qokollatë për ëmbëlsirë,

3 lugë të supës vaj.

Përgatitja:

Së pari i përziejm të kuqt e vezëve shtojm dy vezët komplet, sheqerin dhe përziejm deri sa masa të dyfishohet shtojm vajin, miellin, kakaon dhe pecivën, përziejm shumë ngadalë, kur masa të bëhet homogjene e qesim në tepsi të lyer me vaj.

Pjekim në 190 gradë celsius deri sa të mos marr shumë ngjyrë.

Fillojm ta pregadisim fillin, së pari i rrahim të bardhat e vezëve dhe kur të jenë dyfishuar shtojm sheqerin pluhur i përziejm mirë.

Qumështin e qesim të valoj, pudingun miellin dhe sheqerin i tresim me pak qumshtë të ftohtë dhe i qesim në qumshtë të nxehtë.

Kur masa të trashet fillojm ta qesim të bardhët e vezëve nga pak nga pak dhe i përziejm mirë e mirë me tel kuzhine.

Tani mbi pandispanjën e ftohur qesim fillin dhe në fund qokollatën që e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).


Fjalet kyqe : embelsire  shije  vanille  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle te prera
Kifle të ëmbla
 Fasule në tavë me mish qengji