Edhe mjekët po habiten: Ja çfarë shëron kjo recetë popullore
Edhe mjekët po habiten: Ja çfarë shëron kjo recetë popullore

Edhe mjekët po habiten: Ja çfarë shëron kjo recetë popullore

Kuzhint.com

Është konstatuar se përzierja midis mjaltit dhe kanellës shëron shumë sëmundje.

Mjalti mund të përdoret pa asnjë efekt të dëmshëm anësor, e nëse merret në sasi të caktuar, megjithëse është i ëmbël, ndikon mirë edhe te personat që vuajnë nga diabeti

Artriti (infeksioni i nyjave)

Merreni një pjesë të mjaltit në dy pjesë të ujit të vakët dhe shtoni një lugë të vogël pluhur të kanellës, përgatisni një masë dhe ngadalë bëni masazh në pjesët ku ndjeni dhimbje. Është konstatuar se dhimbja ndalet pas një apo dy minutave, ose, personat që vuajnë nga artriti munden në mëngjes dhe në mbrëmje të marrin një gotë me ujë të ngrohtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë të vogël kanellë pluhur.

Nëse e pini rregullisht, mund ta shëroni edhe artritin kronik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Humbja e flokëve

Ata që vuajnë nga humbja e flokëve apo tullacëria mund ta përgatisin një masë nga vaji i ngrohtë i ullirit, një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë pluhur dhe ta vendosni në kokë para dushit, duke e mbajtur për 15 minuta.

Infeksionet e fshikëzës urinare

Në një gotë me ujë të vakët shtojini një lugë mjaltë dhe dy lugë të kanellës pluhur, të cilat pastaj i pini.

Dhimbjet e dhëmbëve

Përgatisni një masë nga një lugë kanellë pluhur dhe pesë lugë mjaltë dhe i vendosni në dhëmbin ku ndjeni dhimbje.

Këtë mund ta përsërisni tri herë në ditë, derisa ju zgjat dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli

Nëse një person që vuan nga kolesteroli merr dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë pluhur të përzier me 4, 5 dcl çaj, kjo për 10 për qind do ta ulte sasinë e kolsterolit në gjak, për një periudhë rekorde prej dy orësh.

Ata persona që vuajnë prej ftohjeve të zakonshme apo më serioze, për tri ditë duhet të marrin një lugë mjaltë të butë me 1/3 e lugës kanellë pluhur.

Kjo përzierje shëron shumicën e llojeve kronike të kollës, ftohjeve dhe pastron sinuset.

Nervozizmi dhe dhimbjet në stomak

Mjalti i marrë me pluhur të kanellës shëron dhimbjet në stomak, po ashtu edhe të thatin.

Në Indi dhe në Japoni është vërtetuar se, nëse merrni mjaltë me kanellë pluhur, mund të zvogëloni fryrjet në stomak.

Dhimbjet e zemrës

Përgatiteni masën nga mjalti dhe kanella pluhur dhe lyejeni bukën, rregullisht për kafjall.

Kjo ndikon si masë parandaluese kudër sulmit në zemër.

Kjo pakëson kolesterolin dhe parandalon bllokimin e artereve, duke parandaluar edhe sulmin në zemër.

Po ashtu, edhe ata persona që kanë pësuar tashmë sulm në zemër, kjo përzierje ju ndihmon duke pakësuar rrezikun për përsëritjen e sulmit.

Sistemi imun

Përdorimi i mjaltit dhe kanellës pluhur në bazë ditore forcon sistemin imun dhe e mbron trupin prej baktereve dhe sulmeve të viruseve.

Ekspertët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur.

Po ashtu, kjo përzierje përmirëson tretjen, parandalon gripin, dhuron jetëgjatësi, parandalon infeksionet e lëkurës, ndikon te humbja në peshë, parandalon kancerin, heq aromën e keqe nga goja dhe kthen dëgjimin e humbur.

(Kosova Sot)


Fjalet kyqe : keshilla  edhe  mjeket  habiten  qfare  sheron  recete  popullore  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë me dekor
SHTOGU-BIMA E CILA ESHTE SHUME E DASHUR TEK NE
Mufins me arra kokosi dhe çokollatë