Domatet e gatuara: një ushqim i shkëlqyer për zemrën
Domatet e gatuara: një ushqim i shkëlqyer për zemrën

Domatet e gatuara: një ushqim i shkëlqyer për zemrën

Kuzhint.com

Domatet e gatuara: një ushqim i shkëlqyer për zemrën

Dihet që konsumi i domateve bën të mundur të shfrytëzoni efektet mbrojtëse të likopenit ndaj infarktit, por a e dini se domatet e gatuara mbrojnë më mirë se domatet e gjalla?

Disa muaj më parë, nga një studim finlandez rezultoi se likopeni i domateve e ul me 59% rrezikun e infarktit.

Nga një studim i Universitetit të Veronës në Itali, rezulton se likopeni, antioksidanti i fuqishëm që i jep ngjyrën e kuqe domates e që e mbron zemrën nga formimi i koagulave, është më shumë i pranishëm në domatet e gatuara.

Sipas studiuesve, nëse konsumohen çdo ditë 80 g salcë domateje të përgatitur në shtëpi, kompensohen efektet e rënda në muret e enëve të gjakut shkaktuar nga ushqimit të pasur me yndyrna si dhe parandalohet arterioskleroza, d. m. th. depozitimi i yndyrnave në murin e artereve.

Salcat, supat, domatet e pjekura në piza këshillohen për shfrytëzimin e efekteve të likopenit, i cili ndikon pothuajse po aq shumë sa edhe disa medikamente, si statinat, për uljen e sasisë së kolesterolit në gjak.


Fjalet kyqe : keshilla  domatet  gatuara  ushqim  shkelqyer  zemren  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

BALLKAN EMBELSIR
Biskota me nurtela
Me këto pemë mund t'i zbardhni dhëmbët