Dollma(speca) te mbushur me mishë nga ne
Dollma(speca) te mbushur me mishë nga ne

Dollma(speca) te mbushur me mishë nga ne

Kuzhint.com

Fansa sot do te bejme speca te mbushur

Perberesit:

6 speca mesatare per mbushje,

400gr mishë te grire,

150gr oriz, 200 gr sos domate,

1 qepe te madhe e prere imet,

1karot e fresket e grire imet,

1/2 spec djeges, majdanoz i fresket i grire holle, kripe dhe

melmesa(ereza) piper i zi i bluar, piper i kuqe, vaj ulliri.

Pergatitja :

Parangrohim furren ne 220 grad.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne

forme rrethore dhe e vendosim menjane.

Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre.

Ne nje tigan kaverdisim qepen. specin djeges dhe karoten e fresket e grire imet me vaj ulliri derisa

te zbutet, shtojme mishin e grire,, majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, dhe

te gjitha i kaverdisim mire. pastaj ia shtojm edhe orizin dhe majdanozin i perziejm dhe

ne fund ia shtojm edhe 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta.

Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele.

I veme ne tave duke i rradhitur dhe harxhen e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave.

Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe

specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Tava me speca te mbushur e pergaditur nga ne

Ju beft mire


Fjalet kyqe : gjellera  speca  mbushur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si te gatuajme Patellxhane turshi
Torte dy ngjyrshe
Bajandera të veqanta me patate