Disa te reja mbi ushqimet e skuqura!
Disa te reja mbi ushqimet e skuqura!

Disa te reja mbi ushqimet e skuqura!

Kuzhint.com

Disa te reja mbi ushqimet e skuqura!French-Fries

Kimia e skuqjes

Ndryshimet kimike qe pesojne vajrat gjate skuqjes kane si rezultat formimin e substancave te padeshiruara, disa nga te cilat kane efekt toksik dhe kancerogjen.

Ne shume vende te botes jane caktuar kufij te nderrimit te vajit ne restorante dhe nuk lejohet te kalojne ne nivele te rrezikshme substancat e demshme ne vajin e gatimit.

Era karakteristike e skuqjes eshte pasoje e formimit te nje produkti teper te demshem qe quhet trans-trans-2, 4 dhekadienal.

Nga thithja e vazhdueshme nepermjet frymemarrjes, e kesaj substance, jane shtuar rastet e shfaqies se kancerit nder guzhinjeret e restoranteve kineze te cilet e perdorim shume gatimin e skuqur.

Nga nje studim I laboratorit kimik te universitetit Harokopio te Athines eshte pare se kjo substance gjendet me shumice ne patatet e skuqura ne restorante me vaj luledielli dhe shume me pak ne patatet e skuqura ne shtepi me vaj ulliri.

Patate te skuqura ne shtepi, me vaj ulliri

Cfare tregoi studimi:

Pas skuqies se pare vaji I ullirit nuk u oksidua dhe nuk u formuan substanca te padeshirueshme.

Ky fakt vjen si pasoje e permbajtjes se larte te vajit te ullirit ne acide lyrore te pangopura me nje lidhje te dyfishte (MUFA), dhe duron ne temperatura te larta te skuqjes, (ne 180 grade vaji fillon te tymoset).

Per me teper, vaji I ullirit permban natyrshem antioksidante.

Megjithate keta antioksidante fillojne te shkaterrohen gjate skuqies.

Choosing-A-Healthy-Cooking-Oil

Patatet e skuqura ne restorante me vaj vegjetal

Vaji u oksidua qe ne skuqien e pare dhe duhej te nderrohej.

Oksidimi vjen si pasoje e permbajtjes se larte te acideve lyrore te pangopura me shume lidhje te dyfishta (PUFA), te cilat ne temperature me te larte se 160 �C oksidohen lehte dhe prodhojne substanca te demshme si akrilamide etj.

Por zakonisht, restorantet ne kete temperature gatuajne.

Nder keto vajra mund te permendim vajin e lulediellit dhe vajin e misrit.

Ne guzhinen tuaj mbani vetem vaj ulliri, mundesisht ekstra te virgjer! Pa dyshim qe skuqia eshte mire te evitohet, por nese ju pelqejne shume patatet e skuqura preferojini ne shtepi, te freketa dhe te skuqura ne vaj ulliri.

Mos harroni te mbuloni tiganin me kapak!


Fjalet kyqe : keshilla  disa  reja  ushqimet  skuqura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pulë me perime
Pitalka Ramazani
Salmon ne salce limoni dhe koper