Disa këshilla për lehtësim në kuzhinën tuaj
Disa këshilla për lehtësim në kuzhinën tuaj

Disa këshilla për lehtësim në kuzhinën tuaj

Kuzhint.com

• Që të mos ju forcohen bërxollat gjatë skuqjes, veproni në këtë mënyrë: grini në rende një qepë të madhe dhe para se ti skuqni bërxollat, mbulojeni sipërfaqen e tyre me këtë shtresë qepe të grirë.

Lërini për 2–3 orë.

Në vazhdim, skuqini.

Rezultati do t’ju lërë gojëhapur!

• Që të shmangni lotët gjatë pastrimit të qepëve, mund t’i lini ato të ndara në ngrirje të frigoriferit ose në ujë të ftohtë.

Më pas pastrojini.

• Që ta ruani gjalpin sa më të freskët, hidhni brenda tij një copë karotë të pastruar.

• Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.

• Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.

• Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

• Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.

• Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

• Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve.

Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.

• Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.

Shikoni disa kshilla per lehtesim ne kuzhinen tuaj me posht.


Fjalet kyqe : keshilla  disa  kshilla  lehtesim  kuzhinen  tuaj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kile pas pushimeve? Dieta 3-ditore për t’u rikthyer në formë
Biskota te kripura
Petulla amerikane