Dieta ideale për secilën shenjë të horoskopit
Dieta ideale për secilën shenjë të horoskopit

Dieta ideale për secilën shenjë të horoskopit

Kuzhint.com

Horoskopi mund t’ju ndihmojë të humbni në peshë, sepse secila shenjë ka preferencat e veta dhe pikat e dobëta, kur bëhet fjalë për humbjen e kilogramëve

Dashi është person impulsiv dhe fillon regjimin e shpejtë në ushqim pa planifikim paraprak.

Mirëpo, me të njëjtën shpejtësi, që e kanë filluar dietën, ashtu edhe mund ta ndalojnë.

Nëse rezultatet nuk janë të dukshme për një periudhë të shkurtër kohore, e humbin interesimin.

Ide e mirë do të ishte, nëse garoni me dikë për të humbur në peshë.

Këshillë: Hani më shumë proteina, e më pak karbohidrate.

Pjesa e trupit, me të cilin Dashi udhëheq është truri, e aminoacidet nga proteinat e ushqejnë trurin.

Demi pëlqen të hajë shumë, ndërsa që heqja dorë nga ushqimi i pikëllon, prandaj dietat, në të cilat duhet të vuajnë urie, nuk janë për ta.

Prandaj, ushqimi juaj duhet të jetë i pasur me ushqime të shijshme dhe të shëndetshme.

Kur të përcaktoheni për një ushqim si ky, do ta theksojë fortësinë tuaj, dhe nuk do të dorëzoheni lehtë.

Këshillë: Shmangni sheqerin dhe ushqimin me shumë kalori, sepse Demi është i prirë për të shtuar në peshë.

Marrë parasysh se duan t’i bëjnë së paku dy gjëra përnjëherë, kombinimi i ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve fizike janë ideale për Binjakët.

Jeni person aktiv, gjithmonë në lëvizje, prandaj shpejt i shkrini kaloritë.

Problem mund t’ju paraqesë mbajtja e dietës që keni zgjedhur dhe mos u përcaktoni për dieta të shkurtra.

Këshillë: Shmangni ushqimin e shpejtë dhe konsumimin e ushqimit, derisa qëndroni në këmbë dhe jeni për ngut.

Pjesa e trupit me të cilin manovrojnë Binjakët janë duart dhe sistemi nervor.

Asnjë shenjë nuk është e prirë për të gjetur ngushëllimin në ushqim sesa Gaforrja tepër e ndjeshme.

Përmes ushqimit, shpeshherë mund të shtypni ndjenjat e dhimbjes, kështu që është me rëndësi të keni mënyrë precize të orarit të ushqimit.

Mendoni në planifikimin e mënyrës së re të ushqyerit, duke treguar dashuri për veten tuaj.

Këshillë: Shmangni ushqimin e dëmshëm, sidomos nëse e keni konsumuar në fëmijëri.

Pjesët kyçe të trupit të Gaforres janë gjoksi dhe stomaku.

Shmangni nevojën që ngushëllim dhe prehje të gjeni në ushqim.

Me rëndësi është të ndiheni mirë në lëkurën tuaj, e ushqimi është mënyra më e mirë për ta arritur këtë.

Spontaniteti dhe vetëbesimi jua mundësojnë ta pranoni me entuziazëm planin e ri të ushqimit, e karakteri juaj ju ndihmon që t’i përmbaheni një ushqimi si ky.

Për të përparuar, ju nevojitet personi i dashur pranë, që t’jua kumtojë se sa bukur dukeni dhe sa shumë jeni dobësuar.

Këshillë: Salcat plot me karbohidrate zëvendësoni me ushqime të lehta.

Ashtu do ta ruani shëndetin e zemrës, me të cilin mbizotëron Luani.

Virgjëresha

Kjo shenjë praktike, është mjeshtër në krijimin e listave dhe gjithmonë ka kujdes ndaj ushqimit.

Nëse filloni dietën, suksesi nuk do të mungojë.

Mbani ditar të ushqimit, në të cilin do të shkruani krejt çfarë planifikoni të hani, duke theksuar vlerat e ushqimit dhe duke përmirësuar shëndetin tuaj.

Dietat e shpejta, ku rezultatet shihen që pas shtatë ditëve, nuk janë për ju, prandaj shmangni zgjidhjet e lehta.

Këshillë: Provoni të hani sa më shumë ushqime organike, për të shmangur alergjitë.

Organi kryesor i Virgjëreshës është lëkura që te kjo shenjë shpeshherë është e prirë për alergji, prandaj shmangni aditivët dhe pesticidet.

Nga të gjitha dietat ekzistuese, për Peshoren ende është e vështirë se për cilën duhet të përcaktohet.

Kur të kenë vendosur njëherë, mund të kalojnë te në një tjetër, që mund të jetë kalim i dhimbshëm.

Motivim për dietë gjithmonë keni, sepse shprehitë ju duken tërheqëse, sidomos nëse pas dietës do të jeni fizikisht tërheqës.

Provoni që në dietë të futeni me miken më të mirë, për t’i shkëmbyer përvojat.

Këshillë: Hani ushqimin të pasur me kalium, si bananet, perimet me gjethe të gjelbër, peshk dhe jogurt.

Organi kryesor i Peshores janë veshkat dhe janë të prirë për t’u prekur nga diabeti.

Ju jeni të pajisur me forcën më të madhe nga të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut dhe njëherë, kur të keni vendosur për dietë, është pothuajse punë e përfunduar, se do ta mbani si duhet.

Falë vendosmërisë suaj dhe ndjenjës së fortë, ju dini t’i kontrolloni dëshirat dhe kërkesat tuaja.

Nëse e ndieni se në fund do të keni transformim pozitiv, jeni në gjendje edhe të agjëroni.

Këshillë: Kujdes që ushqimi juaj të jetë i pasur me fibra dietale.

Organi kryesor te Akrepi janë zorrët, shpesh vuajnë nga kapsllëku.

Ju pëlqen t’i caktoni vetes suaj qëllime dhe kënaqeni në sfida, por jeni të prirë të humbni interesimin, nëse për një kohë të shkurtër nuk shihni rezultate.

Rrallëherë bëni gjërat në gjysmë dhe me entuziazëm hidheni në dietën e re.

Ushtroni shumë dhe argëtohuni në regjimin tuaj të ushqimit.

Këshillë: Ajka, gjalpi, kripa dhe sheqeri kanë zëvendësime të shëndetshme.

Shigjetarët udhëheqin me mëlçinë, ndërsa që ushqimi me shumë kalori mund t’ju bëjë të papërmbajtur.

Me hapa të sigurt ju shkoni drejt suksesit dhe nuk kënaqeni brenda natës, kështu që për ju vlen fakti se me regjim sa më të rëndë, aq më shumë do të arrini rezultate.

Ju e keni shprehi ta testoni forcën dhe durimin tuaj, për të parë se ku çon e gjithë kjo.

Por, mos jini tepër të vrazhdë ndaj vetes suaj – ushqimi i shëndetshëm është argëtim, e dieta nuk duhet të jetë test i përmbajtjes apo qëndrueshmërisë.

Këshillë: Kalciumi sidomos është i rëndësishëm për organizmin tuaj.

Bricjapi udhëheq me dhëmbët, e kalciumi është i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Origjinaliteti juaj ju mundëson që regjimin ushqimor të zgjedhur t’ia përshtatni vetes.

Nëse ju mërzitet dieta, do ta lini në gjysmë pa fije ndërgjegje.

Mirëpo, nëse një lloj i ushqimit shndërrohet në mënyrën tuaj të jetës, do ta aplikoni pa kompromis.

Këshillë: Alkoolin e fortë zëvendësojeni me birrë nga xhenxhefili.

Ujori mbizotëron me qarkullimin e gjakut në trup, që do të jetë më i mirë nëse e shmangni alkoolin.

Ëndërroni për përsosmërinë, kështu që edhe kërkoni dietën e përsosur, por kur e kuptoni se një dietë nuk është ideale për ju, e keni shumë të vështirë ta mbani.

Nganjëherë ndjenjat ju pushtojnë aq shumë, saqë edhe nuk vëreni se çfarë po hani.

Provoni që vallëzimin ta kyçni në rutinën tuaj, jogën ose meditimin.

Këshillë: Konsumoni sa më shumë lëngje në organizëm, sepse ka gjasa që etjen ta zëvendësoni me urinë.

Peshqit shpeshherë janë të prirë në mbajtjen e helmeve brenda organizmit, prandaj duhet konsumuar më shumë lëngje për ta hequr qafe. /kosova sot/


Fjalet kyqe : keshilla  dieta  ideale  secilen  shenje  horoskopit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe lule me pershut dhe djath
Keke i mbushur
Torte me krem