Dieta brokoli është hiti më i ri
Dieta brokoli është hiti më i ri

Dieta brokoli është hiti më i ri

Kuzhint.com

Dëshironi që për dhjetë ditë t’i humbni tetë kilogramë? Autorët e kësaj diete pohojnë që kjo është e mundshme.

Dieta e brokoli është hiti më i ri, sepse kjo bimë përmban dyfish më shumë vitaminë A dhe C se portokalli dhe përveç kësaj është e mbushur me fibra, acid folik, magnez, kalcium, mangan, hekur, zink, kalium dhe selen,. Përveç kësaj brokoli është perime e cila ka koncentrimin më të madh të materieve antikancerogjene.

Që kjo gjë të jetë edhe më mirë, një filxhan me brokoli ka vetëm 44 kalori, besoni apo jo.

Prandaj nuk çudit që kanë krijuar dietën e bazuar pikërisht në brokoli, e cila do duhej t’u ndihmonte që për vetëm dhjetë ditë të humbni madje tetë kilogramë.

Sigurisht, për të mos dehidruar duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, dhe përveç kësaj mund të pini edhe çaj pa sheqer, ndërsa kafe më së shumti dy herë në ditë, transmeton Koha. net.

Kyçe është që të arrini ta mbani gjashtë ditët e para, dhe nëse keni sukses rezultatet maksimale do t’i arrini nëse qëndroni në dietë edhe katër ditë, por ky është maksimumi.

Përveç bronkolit në meny janë edhe peshku, pula, mishi i payndyrshëm i lopës, buka e thekrës, vaji i ullirit, domatet, specat dhe jogurti ose qumështi i payndyrshëm.

Kripën mund ta përdorni në sasi shumë të kufizuara ndërsa si messhujtë zgjidhni pemët.

Ja si e kanë paramenduar nutricionistët:

Dita parë dhe e dytë

Kafjalli: 200 g brokoli, 50 g bukë thekre, një filxhan qumësht ose jogurt pa yndyrë;

Dreka: 250 ml supë e payndyrshme pule, 150 g pulë, 150 gr brokoli të zier;

Darka: 250 g brokoli me hudhër dhe pak vaj ulliri, dy karota (mund të jenë të pagatuara ose të ziera në avull).

Dita e tretë dhe e katërt

Kafjalli: 200 g brokoli dhe një spec – i pagatuar ose i gatuar në vaj ulliri me hudhër;

Dreka: 100g tuna ose pulë e zier, 150 g brokoli – e zier në avull ose e gatuar në vaj ulliri dhe qepë, dy domate me madhësi mesatare;

Darka: njëjtë si kafjalli.

Dita e pestë dhe e gjashtë

Kafjalli: 100 g proshutë pa yndyrë (sipas mundësisë e pulës ose gjeldetit), 100 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 1 jogurt i payndyrshëm;

Dreka: 200 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 100 g djathë lope pa yndyrë, 1 copë bukë e thekrës;

Darka: 150 g mish lope ose viçi i payndyrshëm i zier ose pjekur, 150 g brokoli, të pazier ose zier në avull.

Në rast se përcaktoheni për dietën dhjetëditore, përsëritni katër ditët e para.

Në këtë mënyrë do të arrini detoksikim të shkëlqyeshëm të trupit, çka në veçanti vlen për duhanpirësit të cilët do të pastrojnë trupin nga nikotina dhe të gjitha toksinat tjera që përmbajnë cigaret.

Ky plan afatshkurtër i ushqyerjes ka shumë më shumë anë pozitive dhe kjo është me të vërtetë dietë e shkëlqyeshme detoksikimi, e cila në veçanti u rekomandohet duhanpirësve për pastrimin e organizmit nga nikotina dhe toksina tjera nga cigaret.

Brokoli është burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e femrave.


Fjalet kyqe : keshilla  dieta  brokoli  eshte  hiti  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsire me krem mascarpone dhe karamel
Shtrudlle me makë dhe arra
Kifle te mbushura me gjize