CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË
CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË

CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË

Kuzhint.com

ipas shkencëtarëve, konsumi i përditshëm i një sasie të vogël të verës së kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë, por dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt. Konsumi i një gote me verë të kuqe, ose një filxhani me lëng rrushi mund të ndihmojë personat e mbipeshë se si të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre, veçanërisht çrregullimet metabolike. Kërkuesit Amerikanë gjetën në verën e kuqe një substancë kimike, acidin ellagic, që ngadalëson në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e qelizave ekzistuese yndyrore dhe krijimin e të rejave, si dhe përforcon metabolizmin e acideve yndyrore në qelizat e mëlçisë. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se konsumi i verës duhet të bëhet me masë, pasi mbikonsumi i saj mund të shkaktojë probleme të tjera serioze në të ardhmen e afërt. /albstroka. com/


Fjalet kyqe : keshilla  cili  perberes  veres  kuqe  ndihmon  funksionin  mire  euml  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Patëllxhan të zi rolle të mbushur
Role me luleshtrydhe(dredhëza)
Veze te ferguara me domate dhe djathe