Cilat janë ilaçet që këshillojnë mjekët për të ulur kolest
Cilat janë ilaçet që këshillojnë mjekët për të ulur kolest

Cilat janë ilaçet që këshillojnë mjekët për të ulur kolest

Kuzhint.com

Niveli i kolesterolit duhet të kontrollohet, në të kundër sjell prombleme të shumta, sidomos tek të moshuarit.

Janë të shumta arsyet që mbajnë të lartë nivelin e kolesterolit duke filluar që nga:

  • Dieta;

Konsumimi i ushqimeve me shumë yndyrë është rasti më klasik i kolesterolit të lartë.

Yndyrën e larte e gjeni në produktet që vijnë nga kafshët si: mishi, qumështi, vezë, djath etj.. Ushqimet e paketuara si dhe ushqimet e “Fast Food’’ janë të mbushura me yndyrë.

Duket e pabesueshme por edhe në biskota, patatina dhe fruta të tjera të thata gjeni yndyre me shumicë.

  • Pesha;

Të jesh mbipeshë do të thotë të kesh nivel të lartë të triglycerides dhe të ulët të HDL, ose më thjeshtë të kesh nivel të lartë kolesteroli.

  • Aktivitetit juaj;

Ngrihuni nga divani dhe vendosni muskujt në lëvizje! Mungesa e aktiviteti fizik mund të ngrejë “LDL” ose kolesterolin e keq dhe ul “HDL” ose kolesterolin e mirë.

Mos e anashkaloni shëndetin tuaj.

Këshillohuni me mjekun tuaj sa më shpesh për rreziqet e sëmundjeve të zemrës.

Duke pasur sëmundje si diabeti dhe tensioni mund të shkaktojnë rritje të kolesterolit

Historia e familjes

Familja është pika e mbeshtetjes më të madhe.

Por familja mund të jetë dhe e rrezikshme, madje edhe kur nuk bëjnë thashetheme me njeri-tjetrin.

Nëse një një anëtar i familjes vuan nga kolesteroli i lartë ka shance qe dhe ju të keni të njëtin problem..

  • Pirja e duhanit!

Këtë fakt tashmë e dini.

Pirja e duhanit ul kolesterolin e shëndetshëm në gjak.

Duhani jo vetëm të vret, për është dhe një rrezik për kolesterolin.

  • Mosha;

Pasi keni arritur 20 vjeç, niveli i kolesterolit vazhdon të rritet natyralisht.

Tek meshkujt, kolesteroli ulet gradualisht pas moshës 50 vjeç.

Ndërsa tek femrat kolesteroli qëndron i ulët deri në periudhën e menopausës, pas së ciles ato rriten duke kapur të njejta nivele me meshkujt.

  • Cilat jane ilaçet?

Ndoshta jot ë gjitha këto ilaçe mund të gejenden në Shqipëri por atom und ti porsitni nga jashtë.

Mjekë britanik për gazetën “Mirror”, thonë se ilaçet e mëposhtme mund të mbajnë në nivelin që duhet kolesterolin. “Për të ulur kolesterolin në mënyrë të ndjeshme mund të përdorni ‘’Statinat’’.

Statinat janë lloje ilaçesh që ndihmojne në uljen e kolesterolit ne gjak.

Disa lloje Statinash janë Lipitor (atorvastatin),

Zocor (simvastatin),

Crestor (rosuvastatin)’, -shkruan “Mirror”.

Studimet për zemren kanë vlerësuar se këto lloje ilaçesh mund të shpëtojnë 1000 jetë në javë për çdo 10 milion pacientë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Një studim i bërë në 20, 000 pacientë ka zbuluar që marrja e statinës pas një ataku në zemer mund të ulë rrezikun e vdekjes 25% çdo vit.

Ndërsa në pacientët që nuk vuajnë nga sëmundjet e kardiovaskulare, marrja e statinës mund të ulë rrezikun e atakut në zemër me rreth 30%.

Sipas një statistike në dhjetor 2006 rreth 13. 1% e Amerikanëve kishin marrë një recetë për statinë, një rritje prej 500, 000 pacientësh në vetëm një vit.

Në 2004 Amerikanët shpenzuan më shumë se $9 billion vetëm në Lipitor, më shumë se për çdo lloji ilaci tjetër.

Zbulimi në 2006 i dy llojeve të statinave më pak të kushtueshme (pravastatin dhe simvastatin) do të bënte statinën më shumë të disponueshme për mijëra pacientë.

  • Ndikimi

Bajamet ulin kolesterolin tek të moshuarit

Të konsumosh bajame ka më shumë mundesi që niveli i kolesterolit të ulet.

Kjo për shkak se bajamet e thata rrit ulin nivelin e qelizave të kuqe të gjakut në gjak dhe rritin nivelin e vitaminës E Disa studime amerikane kanë dalë në përundimin se ushqimi më i mirë mes 3 grupeve të analizuara janë bajamet.

“Regjimi i parë i të ushqyerit nuk ka përfshirë bajame, në të dytin bajamet kanë siguruar 10 për qind të energjisë së përgjithshme të konsumuar, ndërsa në regjimin e tretë bajamet kanë siguruar 20 për qind të energjisë së konsumuar”, -thuhet në një shkrim të helath. com.

Në rastet kur ishin konsumuar vetëm 10% e bajameve, të gjithë personat kishin ulur nivelin e kolesterolit me 5% dhe kishin 14% më shumë nivelin e vitaminës E.

Kur ishin konsumuar 20% e bajamve personat kishin 5 % nivel më të ulët të kolesterolit të përgjithshëm dhe 7 për qind nivel më të ulët të kolesterolit të keq.


Fjalet kyqe : keshilla  cilat  jane  ilaqet  keshillojne  mjeket  ulur  kolest  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tatli turke me bollgur
Steak me piper
Biskota të mbushura