Cheesecake
Cheesecake

Cheesecake

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 margarin 250gr, 1 pako biskota miranda+8 biskota per dekorim, 250gr kos( salce kosi), 1 kuti qumesht i embel(panda), 2 kuti filadelfia 250gr, 1 kg brusnica ose nese nuk keni(1kavanoz recel luleshtrydhe e tretni me 5 lug uje )sipas deshires, 1 gote uje 150 gram sheqer dhe 4 luge leng limoni

Pregaditja e recetës :

Bluajm biskotat deri sa te behen pluhur dhe ne te e hedhim gjalpin dhe e bejme si brume.

Kete mase e shtrojm ne tepsi dhe e fusim ne frigorifer.

Kremi : Ne nje ene tjeter te thelle hedhim kosin, filadelfian, qumshtin dhe limonin dhe i perziejm me tel kuzhine derisa te formohet nje mas e dendur.

Hedhim ne nje tengjere kokrrat e brusnicave dhe i vem ne zjarr me pak uje dhe 150 gr sheqer qe te behet nje mase e dendur si reqel, ku nje pjese te kesaj mase e qesim mbi keksat qe i kemi shtruar me par ne tepsi pastaj mbi te qesim kremin e pregaditur me par dhe prap e hedhim siper kremit pjesen e mbetur te reqelit e rrafshojm mire dhe e dekorojm ne keksa te grimcuara dhe sisa deg me kokrra brusnice.

Kjo embelsir e perfunduar keshtu duhet te rrije nje nate ne frigorifer qe te mos troshitet kur te pritet.

Per ta kuptu me mir se si shkon renditja orientoheni me foto qe ta keni me te lehte.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  cheesecake  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e kripur me proshute
Lëngu i qepës dhe mjalti, më efektiv se penicilina
Kek me banane te karamelizuar