Cheesecake me qokolad dhe kanell
Cheesecake me qokolad dhe kanell

Cheesecake me qokolad dhe kanell

Kuzhint.com

Përbërësit:

- 300 gr biskota (petite baure )

-2 lug kanell

150 gr gjalpë pa kripe

- 2 lugë gjelle mjaltë

- 300 gr cokollatë te bardhe

-1 pako sheqer vanil

- 3 luge gjelle sheqer I zakonshëm

- 300 ml krem qumështi ose ajke

Thërmojmë biskotat sa më imet që të mundemi. pastaj shkrijmë gjalpin ne një en mbi ujë të nxehtë dhe e përziejmë me mjaltin.

Hedhim biskotat në gjalpin e shkrir, kanellen, mjaltin dhe i përziejmë mirë.

Masen e fituar e shtrojmë në një tepsi me diametër rreth 35 cm. duhet të formojë një shtresë jo më shume se 1 cm të trashë, duke e ndar nje pjes te masen me keksa per pjesen e siperme te tortes.

Copëtojmë cokollatën dhe e shkrijmë në një ene mbi ujë të nxehtë.

Rrahim kremin e qumështit bashkë me vanilien dhe sheqerin e zakonshëm deri sa të bëhet një shkumë me strukturë të qëndrueshme.

Pëziejmë kremin e qumështit me kujdes me cokollatën e shkrirë dhe e shtrojmë pastaj përzierien mbi shtresën e biskotave. ku mbi krem e qesim edhe shtresen e ndar nga masa me keksa E lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 3 orë.

Pak para se ta shërbejme e heqim tortën me kujdes nga tepsia dhe e vendosim mbi një pjatë të sheshtë.

E presim në feta dhe e dekorojmë me pak krem qumështi të rrahur, (mundeni me dekoru edhe me sheqer pluhur ose fruta sipas dëshirës).

Ju bëftë mirë


Fjalet kyqe : embelsira  torte  biskota  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si ta pastrojme derrasen per prerje pa ndihmen e kimikaleve?!
Pinxhurë shtëpie
Kifle nga gjyshet me sheqer dhe lajthi