Cheesecake me boronica të fresketa
Cheesecake me boronica të fresketa

Cheesecake me boronica të fresketa

Kuzhint.com

Perberesit per nje tepsi 24 cm:

120 gr Gjalpë,

50 gr Miellë,

90 gr Bajame te bluara,

6 Luge gjelle sheqer,

2 Te verdha veze,

400 gr Ricotta (gjize per torte,

200 gr Schmand,

130 gr Sheqer pluhur,

Leng limoni,

Nje luge gjelle niseshte,

250 gr Boronica,

Nje luge gjelle uje.

Pergaditja:

Per brumin ngjeshim gjalpin s'bashku me miellin, bajamet, 2 te verdhat e vezeve, 3 luge gjelle sheqer.

Pasi te behet nje brume homogjen e vendosim ne tepsi te lyer me vaj duke e mbuluar tere pjesen e poshtme te tepsise.

Te pjeket ne furre 15 minuta ne temperatur 200 Grad.

Per mbushjen rrahim me mikser, gjizen, schamandin dhe sheqer pluhurin.

Pastaj ia shtojme vezet si dhe lengun e limonit.

Derdhim brumin mbi peten dhe e vendosim ne furre te pjeket edhe 50 minuta te tjera ne temperatur 150 Grad deri sa masa te mos jete e lengshme.

Marrim boronicat i hedhim ne tenxhere duke i perzier me niseshten, sheqerin, ujin dhe e lem te zihet 2 minuta duke e perzier vazhdimisht deri sa masa te trashet pastaj e derdhim siper tortes se pjekur.

E rrafshojme mire masen e lem 10 minuta te ftohet ne temperatur dhome pastaj e vendosim ne frigorifer te ftohet per disa ore.

Burimi: backenmachtgluecklich.


Fjalet kyqe : embelsira  cheesecake  boronica  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Shtrudlle me makë dhe arra
Ajvarë me speca te copatuara nga ne
Rrollad me banane