Cheesecake e lehte me nektarinat
Cheesecake e lehte me nektarinat

Cheesecake e lehte me nektarinat

Kuzhint.com

Përbërësit

- 150 gr amareta,

- 150 gr biskota,

- 150 gr ricota kremoze,

- 50 gr gjalpë,

- 700 gr kos,

- 90 gr e bardhe veze,

- 120 gr sheqer,

- 50 gr çokollatë,

- 3 nektarina,

- 10 gr xhelatine,

- 2-3 luge qumësht,

- 3 luge liker amareto,

- 1/2 gote vere,

Përgatitja:

Fruloni (perzini) ne mikser amaretat dhe biskotat me pas bashkoni ricoten, gjalpin, likerin dhe frulojini përsëri te gjithë përbërësit.

Me pas shtrini përbërjen ne një ene 26-28 cm dhe sheshojeni me një luge.

Përzini te bardhat e vezëve me sheqerin dhe me pas lëreni e banjëmari derisa te bardhat e vezëve te jene fryre.

Ngrohni qumështin, shkrini xhelatinën dhe përziejini bashke me kosin ne një ene.

Ne fund shtoni dhe çokollatën bashke me te bardhat e vezëve.

Ndani ne feta nektarinat dhe skuqini me pak vere dhe sheqer për pak minuta, me pas lërini te ftohen.

Hidhni shkumën ne enën qe hodhët bazën dhe shtrijeni mire, me pas futeni ne frigorifer për 4-5 ore.

Ne momentin qe do te shërbeni tortën, vendosni nektarinat mbi sipërfaqen e tortës.


Fjalet kyqe : embelsira  cheesecake  lehte  nektarinat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Schnetzel nga mishi lopes me oriz
Pogaqe
Bruschetta me domate dhe ullinje