C'fare eshte kuskus (cous-cous)
C'fare eshte kuskus (cous-cous)

C'fare eshte kuskus (cous-cous)

Kuzhint.com

Kus kus eshte nje pjate tipike e Afrikes veriore dhe e Siçilis.

Ekziston edhe ne shtete te tjera ku njihet me emra te ndryshem.

Ne france njihet me emrin kous kous, ne arabin magrebine kuskusù, ne izrael kys kys ose maftul.

Prodhohet nga bluarja e semolinit(grur jo i grire imet) ne kokrra te vogla qe nuk e kalojne 1 mm para zierjes.

Zakonisht kus kus shoqerohet me mish dhe zarzavate te ziera. Kus kus mund te gatuhet ne avull ose duke e vendosur ne nje ene ku me pas shtohet uje i valuar.

Pas 2 minutash trazohet me nje pirun deri sa te mos keni me kokrra te ngjitura.

Me pas konditet me perime te ziera, mish ose peshk.

Eshte shume i perdorshem ne kuzhine per shkak pergatitjes se shpejte ne krahasim me makaronat dhe orizin (duhen vetem 5 minuta per pergatitjen e kus kusit).

Ekzistojne variante te shumta per pergatitjen e kus kus, ne vijim po vendos nje nga ricetat e mia te preferuara nga e cila merret nje kus kus i lehte dhe aromatik.

Kus-Kus me karkaleca

Përbërësit:

1 kungulleshkë

200 gr kus-kus të zier

200 gr karkaleca

200 gr speca të kuq

Tabasco (lloj salce speci)

Përgatitja:

Vini të ziejë 300 gr ujë, shtoni kripë dhe aromatozinojeni me një fletë dafine, shtoni copat e kungullit të prerë, përziejini dhe shtojani kus-kusit me gjithë ujë.

Përziejini dhe lërini të mbuluar me kapak në mënyrë që të shterojë pak uji.

Pastaj shtoni karkalecat e paragatuar, specat e freskët të prerë në kube, kungullin priteni gjithashtu në kube (duke lënë disa feta rrethore) për servirje.

Në fund shtojini kus-kusit pak vaj, kripë, limon dhe disa pika tabasco.


Fjalet kyqe : keshilla  fare  eshte  kuskus  cous  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te mbushura
Kek me kremkakao
Keke me karota nga Merita Haliti