Celuliti, eliminojeni duke ngrënë nga një pjatë fruta çdo ditë
Celuliti, eliminojeni duke ngrënë nga një pjatë fruta çdo ditë

Celuliti, eliminojeni duke ngrënë nga një pjatë fruta çdo ditë

Kuzhint.com

Një kilogram fruta dhe perime të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës mund t'u nidhmojnë që celuliti të jetë një kujtim ti kaluar për ju.

Të dhënat flasin qartë: liposclerosa (termi mjekësor) shkaktohet në rreth gjysmën e popullsisë në 95% të rasteve

gjendet te gratë dhe në 5% të burrat.

Kështu, të gjitha gratë që duan linjat bukura, duhet të nisnin menjëherë me një dietë të përshtatshme për të arritur formën e duhur.

Celulitet ju janë shfaqur dhe gjatë stinës së nxehtë ju bën ta ndjeni veten keq për këtë fakt?

Tashmë veshjet e lehta mund të bëjnë që t'ju duken këto defekte shpesh të pashmangshme?

E aq më tepër plazhi, rrezikon të mos i entuziazmojë aq shumë të gjithë ata që pasqyra u tregon lëkurën e pakëndshme të portokallit?

Gjithsesi me pak optimizëm filloni e bëhuni gati.

Mënyrat janë të shumëllojta.

Dhe po të përpiqeni do të gjeni një zgjidhje.

Por kësaj here ne do t'ju tregojmë sesi mund t'i shpallni luftë celulitit me frutat dhe perimet e stinës.

Një vrap te dyqani më i afërt...

Fruta dhe perime me bollëk; jo sheqer, qumësht dhe biskota për mëngjes...

Është këshillë për të luftuar celulitin duke pasur rezultate të dukshme nga tani e deri në tetor.

Strategjia për të luftuar celulitin me rezultatet të dukshme në 10 ditë, ka të bëjë mbi të gjitha me ngrënien e frutave dhe

perimeve me bollëk, me ngjyra, të freskëta, të stinës.

Një kilogram plot dhe të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës.

Ekspertët këshillojnë përzierjen e frutave në një sallatë duke kombinuar një gjysmë molle me katër manaferra, tre thela

mandarinë ose gjysmë portokalli dhe tre - katër kokrra rrush të zi dhe të bardhë.

Për mëngjes as qumësht as biskota e as ëmbëlsira të tjera.

Dreka, një pjatë makarona që nuk duhet të jetë e kombinuar me të skuqura.

Nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet në sasi.

Po ashtu edhe në darkë.

Kurse pastat duhet të paraprihen gjithnjë nga një pjatë e mirë me perime të stinës.

Sipas doktor Antonio Baccit, docent në mjekësinë estetik e në Universitetin e Sienës, 10 ditët e para shohim efekte të

ndjeshme, për 30 ditë një përmirësim të dukshëm dhe nga tani e në gusht (kur është edhe koha kur shumica niset për

pushime) rezultatet do të jetë ato që shpresohen me këtë dietë që ul aciditetin dhe shfryn indet.

Por cila është saktësisht dieta? Zonja, merrni laps dhe letër:

Një kilogramë fruta në 5 vakte

Përzieni në një sallatë, mollën, mandarinën, rrushin...

Zëvendësoni qumështin dhe biskotat e mëngjesit me një fetë buke

Mbylleni ditën me perime.


Fjalet kyqe : keshilla  celuliti  eliminojeni  duke  ngrene  pjate  fruta  dite  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pija magjike e Harry Potter-it
Embelsire me çokolate dhe ajk
Një mënyrë e thjeshtë për të ngrënë më pak