Byreke me spinaq,djathe dhe veze
Byreke me spinaq,djathe dhe veze

Byreke me spinaq,djathe dhe veze

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

Gjysem kg pete te gatshme ose 1 mase brumi shtepie 1 kg spinaq gjysem filxhani caji me vaj ulliri gjysem filxhani caji me qumesht te konservuar 1/3 filxhan caji koper te prere holle 3/4 filxhan caji me qepe te njoma, te prera holle 200 gr djathe i bardhe 4-5 kokrra veze 1 qepe e thate e prere holle kripe dhe piper

Pregaditja e recetës :

Pastroni spinaqin, lajeni dhe priteni trashe me dore.

Hidheni ne nje tas te madh, kripeni, shtrydheni fort qe t’i ikin lengjet dhe vendoseni ne nje ene te thelle.

Ne nje tenxhere, mesatare nxehni gjysmen e sasise se vajit.

Kaurdisni ne te qepet e njoma, derisa te vyshken.

Shtoni spinaqin dhe perziejeni mire.

Lereni masen te zieje, derisa te avullojne te gjitha lengjet.

Me pas, hiqeni masen nga tenxherja dhe vendoseni ne nje tas te madh.

Pasi te ftohet pak, shtoni qumeshtin, kopren dhe djathin e therrmuar.

Lereni masen te ftohet per 15 minuta.

Ne fund shtoni vezet e rrahura lehte, rregullojani shijen me kripe e piper dhe perziejeni mire.

Merrni nje tepsi me madhesi mesatare dhe lyejeni me pak gjalpe.

Shtoni ne te 5-6 pete, duke i lyer nje e nga nje me vaj.

Mbi te gjithe iperfaqen e petes shtroni mbushjen.

Ktheni nga brenda cepat e peteve qe dalin jashte tepsise.

Ne vazhdim shtroni siper mbushjes petet e mbetura, duke i lyer nje e nga nje me vaj.

Pritini cepat e peteve qe dalin jashte tepsise.

Sperkateni byrekun me pak vaj dhe priteni ne pjese ne forme rombi.

Vendoseni byrekun ne furre te nxehte rreth 30-45 minuta.

Ju befte mire!


Fjalet kyqe : brumera  byrek  spinaq  djathe  veze  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keke ne forme lule dielli
Tatlia me lengë portokalli
Byrek i shpejt