Byrek me mish pasterma
Byrek me mish pasterma

Byrek me mish pasterma

Kuzhint.com

Perberesit ● 1/2 kg pete te gatshme ose 1 mase brumi shtepie ● 3/4 kg djathe kackavall i prere ne feta te holla ● 200 gr pasterma ● 2 kokrra domate ● 2 speca te gjelber ● pak galete e bluar ● gjalpe i fresket Pergatitja 1.

Lyeni me gjalpe nje tepsi dhe shtoni ne te gjysmen e sasise se peteve, duke i lyer dy e nga dy me gjalpe.

Shtroni mbi pete gjysmen e fetave te djathit kackavall.

Ne vazhdim shtoni fetat e pastermase siper. 2.

Pastroni domatet nga lekura dhe pritini ne feta shume te holla.

Gjithashtu, pritini specat ne rroteza te holla per se gjeri. 3.

Shtroni mbi pasterma specat dhe domatet dhe sperkatini me djathin e mbetur.

Mbuloni masen me sasine e mbetur te peteve, pasi ti keni lyer dy e nga dy me gjalpe. 4.

Lyejeni persiper byrekun me gjalpe dhe sperkateni me galete te bluar. 5.

Piqeni ne furre te nxehte ne temperaturen 175 C, derisa te marre ngjyre ne siperfaqe. Ju befte mire!


Fjalet kyqe : brumera  byrek  mish  pasterma  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me dardha
Dieta me laker. Per nje jav 5-7 kg te humbura
Pule me rosmarin dhe patate