Byrek (mantia)  me djathë
Byrek (mantia) me djathë

Byrek (mantia) me djathë

Kuzhint.com

Përbersit:

Miellë 500 gr,

Gjalpë i freskët 400 gr,

Kripë 5 gr,

Ujë 300-320 gr.

Për mbushje:

Djathë i bardhë 200 grVezë 4 kokrra (nga këto vezë, merren 2 të verdha për lyerje të byrekëve mbi sipërfaqe).

Përgatitet brumi sfoliat, hapet në tavolinë ose pllakë mermeri të spërkatur me miell me një trashësi 4-5 mm dhe pritet në copë racioni në formë katrore.

Në mes të çdo cope vendoset mbushja, që është përgatitur me djathë të bardhë të thërrmuar, përzier me vezë. Çdo copë paloset më dysh, në formë trekëndëshi.

Që të ngjiten, një copë e petës laget pak me ujë (me furçë).

Byrekët e gatshëm vendosen në tepsi të spërkatur me pak ujë.

Sipërfaqja e tyre lyhet me të verdha vezësh dhe vihen të piqen në furrë me temperaturë 230-240 gradë Celsius për 25-30 min.

Gjatë lyerjes, të kihet parasysh që të verdhat e vezëve të mos kullojnë anëve të byrekëve, sepse një gjë e tillë nuk lejon të fryhet gjatë pjekjes.

Ky lloj byreku mund të përgatitet edhe me mbushje të tjera si me mish, mëlçi, djathë kaçkavall, sallam etj.


Fjalet kyqe : brumera  byrek  sfoliat  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me badem
Ëmbelsirë me dekor
Kifle të gatuara nga Ariane Barbatovci