Buke me Veze dhe Spinaq
Kuzhint.comPerberesit per 4 persona:
- 1/2 kg spinaq
- e 1 bukë
- 200 gr kaçkavall
- 5 vezë
- 300 ml shtalpë
- 50 gr miell
- vaj, kripë dhe piper i zi
Gatimi:
E kaurdisim spinaq in në ujë të valuar, e kullojmë, e presim në copë të imëta dhe e skuqim në vaj në tigan.
Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.
E grijmë kaçkavallin dhe e shtojmë në tigan.
Tiganin e heqim nga zjarri dhe shtojmë në të 100 ml shtalpë dhe miellin.
Bukën e presim nga dy feta të bashkuara, si për sandviç.
I mbushim me masën me spinaq.
I rrahim vezët me pirun. Çdo sandviç me bukë e kalojmë në vezët e rrahura dhe e skuqi m në vaj.
Pasi skuqen, i nxjerrim nga tigani dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për tua mpirë yndyrën.
Bukët me vezë me spinaq i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje.
Pjatën e zbukurojmë me dy gjethe sallate jeshile dhe me shtalpë.
Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.
Fjalet kyqe : receta huaja buke veze spinaq