Bukë me vezë për të voglin tuaj
Bukë me vezë për të voglin tuaj

Bukë me vezë për të voglin tuaj

Kuzhint.com

Ja ku iu japim një sugjerim që mund t’a realizoni fare lehtë dhe t’a shërbeni si mëngjes apo pasdite për fëmijën tuaj

Është buka e famshme me vezë, por e servirur në porcione më të vogla.

Gjithçka ju duhet janë:2 copa buke të zezë1 vezë e freskët2 lugë qumësht pak parmixhano i grirë dhe gjalpë.

Prisni bukën në katrore të vogla (që të jetë më e lehtë për t’u marrë nga fëmija).

Në një enë rrihni vezën dhe shtoni qumështin.

Nxehni gjalpin në tigan dhe skuqni copat e vogla të bukës.

Pasi të ftohen, mund t’i grrini pak djathë parmixhan sipër (sipas dëshirës) dhe t’ia shërbeni të voglit tuaj.

Ju sugjerojmë që t’ja vendosni me radhë në pjatën e tij dhe jo të gjitha copëzat njëherësh sepse hutohet dhe i shpërdoron.


Fjalet kyqe : keshilla  buke  veze  voglin  tuaj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pudingë i shpejtë për fëmijë
Boza,receta dhe vlera
Kifle  te shpejta me çokollat